Vajzat u mblodhën në nje ndërtesë të qeverisë pas lirimit të tyre

Një grup prej gati 300 vajzash që u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore javën e kaluar janë liruar.

Vajzat u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre në Jangebe. Guvernatori i shtetit ka bërë të ditur se grupi ishte çliruar dhe vajzat tani ishin të sigurta.

Rrëmbime të tilla kryhen për qëllime financiare dhe janë të zakonshme në veri. Dhjetëra vajza u mblodhën në një ndërtesë qeveritare në Zamfara dhe u morën nga autoritetet.

 Por rrëmbimi i vitit 2014 i 276 nxënëseve në qytetin veri-lindor të Chibok nga militantët islamikë Boko Haram solli vëmendjen globale në sfidat në rritje të sigurisë me të cilat po përballej Nigeria. Ndërkaq shkollat ​​në Nigerinë rurale veriore janë më të prekshme nga rrëmbimet.

Bastisja në shtetin Zamfara ishte rrëmbimi i dytë në rajonit në javët e fundit. Rreth 27 studentë u rrëmbyen nga një shkollë me konvikt në Kagara në shtetin veri-qendror të Nigerisë muajin e kaluar para se të liroheshin më 17 shkurt.

Veri-perëndimi i Nigerisë ka parë një rritje të sulmeve nga bandat kriminale të armatosura rëndë në vitet e fundit. Këto grupe kryesisht po infiltrohen nga militantët xhihadistë që zhvillojnë kryengritje në rajon.

Klan News