“Arrest shtëpie” për shkak të mbarimit të afateve

Gjykata për Krimet e Rënda ka liruar nga qelitë e paraburgimit të pandehurit për çështjen e “Toyota Yaris”. Togat e zeza ndryshuan masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për shkak të përfundimit të afateve ligjore të paraburgimit.

Masa është lehtësuar për të dyshuarit Alban Mollaymeri, Edi Lika dhe Klevi Cani, ndërsa Agim Ceka ishte liruar më herët. Në kërkim për këtë çështje mbeten kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.

Ata akuzohen për sjelljen në Shqipëri të 3.4 mln eurove të fshehura në makinën “Toyota Yaris”, çështje për të cilën po hetojnë edhe autoritetet belge që kanë ardhur edhe në Shqipëri.

Në prokurori për këtë dosje kanë mbërritur edhe dy letër porosi, një nga Belgjika dhe një nga Italia. Pritet që materialet të përkthehen në gjuhën shqipe dhe më pas të dorëzohen në gjykatë për të vazhduar shqyrtimin e procesit në themel.

Tv Klan