Lirohet gazetari i akuzuar për drogë

Lirohet gazetari i akuzuar për drogë

14:12 12/06/2019

Gazetari investigativ rus Ivan Golunov rifiton lirinë, pas arrestimit të tij pak ditë më parë, që ngjalli një reagim të gjerë publik në Rusi. I përlotur kur pa pritjen nga kolegët në dyert e komisariatit, Golunov u shpreh i vendosur në vijimin e hetimit profesional.

Gazetari investigativ u arrestua në Moskë me akuzën e trafikut të drogës. Por ministri i brendshëm rus, Kolokoltsev pranoi se nuk janë gjetur prova për fajësinë e tij.

36-vjeçari Ivan Golunov, një gazetar i pavarur i cili punonte për një media me bazë në Letoni, ka kryer një sërë investigimesh rreth fitimeve të familjavëe të zv.kryebashkiakut të Moskës, kostot e larta të veprave publike në kryeqytetin rus si edhe censurën në gazetarinë ruse.

Dhjetëra gazeta dhe televizione ruse u bënë bashkë në dënimin e arrestimit të Golunovit.

Liria e shtypit në Rusi është në nivelet më të ulëta. Vendi renditet i 83 nga 100 shtete në raportin e Freedom House, ku vlerësohet se shumica e mediave kontrollohen nga pushteti.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT