Policia belge la të lirë për mungesë faktesh, Faycal Cheffou, i cili u mendua se ishte i arrestuari i vetëm për sulmet e Brukselit.
Fillimisht mediat ndërkombëtare raportuan se ishte ai “njeriu me të bardha”, që ecte krah dy terroristëve në aeroportin e Zaventemit. Arrestimi i gazetarit u bë të enjtën në kryeqytetin belg.
Akuza kundër tij ishte: “pjesëmarrje në grup terrorist” dhe “vrasje terroriste”.
Por policia belge publikoi të hënën, pamjet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit të tretë, në sulmin në aeroport, i cili ende nuk ka një emër dhe vazhdon të identifikohet si “njeriu me të bardha” apo “njeriu me kapele”.
Ministria e Shendetësisë belge rishikon bilancin e viktimave pas vdekjes së 4 të plagosurve.
Janë 35 të vdekur në sulmet ne Bruksel, shifër ku nuk përfshihet numri i tre kamikazëve.
Policia belge ka ngritur akuzën për akte terroriste kundër Jasine A, Mohamed B dhe Abubaker O, tre personave që u arrestuan më 27 Mars.
Detaje të reja po dalin për atentatorët e sulmeve në Bruksel.
Kalid el Bakraui, kamikazi që u hodh në erë në stacionin e Metrosë në Maelbek ka udhëtuar nga Brukseli në Itali dhe më pas në Greqi, më 23 Korrik 2015.
Shërbimet sekrete italiane njoftuan se disa ditë 7 më vonë, më 1 Gusht, edhe Salah Abdeslam mbërriti në Bari e më pas u nis drejt Greqisë.
Këto të dhëna, sipas mediave të huaja, tregojnë se masakra e Brukselit u projektua në Greqi.
Tv Klan