Lirohet ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu

Lirohet ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu

13:57 16/10/2019

Kundërshtoi forcat e policisë në protestën e Astirit

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia për të dytën herë brenda pak muajsh ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, për përplasjet me policinë në zonën e Astirit.

Me të njëjtën masë sigurie, detyrim paraqitje u liruan edhe 9 banorët që u arrestuan për bllokimin e rrugës në Unazën e Re, pasditen e së dielës.

Vendimi u mor me dyer të mbyllura nga gjyqtari Kreshnik Omari, ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg duke paraqitur, edhe raport shërbimet e policisë si dhe pamje filmike.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej gati një viti kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi