Lirohet ish-kreu i Kadastrës në Durrës

Lirohet ish-kreu i Kadastrës në Durrës

15:46 18/10/2019

Apeli vendosi “detyrim paraqitje” për Liridon Pulën

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pulën, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Pula u vu në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa Apeli rrëzoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, duke ndryshuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Gjyqtari i Apelit, Valbon Çekrezi, pasi dëgjoi akuzën dhe shqyrtoi dosjen vendosi ta lirojë drejtorin e Kadastrës, me argumentim se akuza nuk është e bazuar në prova.

Kreu i Kadastrës Durrës Liridon Pula u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i dhënë shkaktoi edhe reagime politike. Kryeministri Rama tha se prokurorë të lidhur me grupe kriminale u bëjne presion zyrtarëve të shtetit.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi