Lirohet Myrteza Çaushi. Pas seancës gjyqësore të dhënies së vendimit përfundimtar që zgjati rreth dy orë ku gjyqtari Martin Deda liroi në sallën e gjyqit duke e dënuar me kohën e paraburgimit, Zani Çaushi është larguar me një fuoristradë i rrethuar nga njerëzit e tij.

Gjyqtari Deda në seancën e fundit ndaj Zanit dhe shokëve të tij bëri një përmbledhje të aktivitetit të grupit të shumëpërfolur. Duke u nisur nga pretenca e Prokurorit Xhevat Hana, Deda theksoi se nuk kemi të bëjmë me një bandë të armatosur. Veprat nuk janë të përbashkëta por vetjake.

Gjyqtari Martin Deda dha vendimet përfundimtare të drejtësisë ku me i rëndësishmi ishte lirimi në sallë i Zani Çaushit. Përveç Zanit u dënuan me kohën e paraburgimit duke u liruar njëkohësisht dhe Afrim Rami, Kastriot Gerdhuqi, Taulant Shyti dhe Edmond Dule. Ndërsa të pandehurit e tjerë u dënuan për vrasje e krime të tjera.

Dorian Saliu duhet të vuajë 15 vjet burg, Leonard Idrizi me 10 vjet , Gjik Gërdhuqi 5 vjet, Skerdian Bajrami 3 vjet, Pëllumb Bajrami 5 vjet. Me tre vjet secili u dënuan Ferdinand Tafili, Hair Hiraj dhe Renato Çercizi. Çeshtja ndaj Renato Sadikut pushohet pasi ai tashmë është i vdekur./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj