Fatmir Musaku, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, i burgosur muaj më parë, që pas vrasjes së kryesindikalistit Balluku, vetëm një javë përpara Vitit të Ri, ka mundur të dalë nga izolimi. Sot ai ka dalë në një konferencë për shtyp, duke sqaruar gjithçka që kishte ndodhur dhe duke bërë fajtor Xhevdet Lubanin.

Përfundimi i ekspertizës, sipas Musakut, nxorri që pistoleta e përdorur për vrasje ishte e Lubanit, ku mbi të cilin rëndojnë dy akuza, armëmbajtje pa leje dhe përgatitje për terror. Kështu akuza e ngritur ndaj Musakut për armëmbajtje pa leje bie. Musaku, krahun e Lubanit e quan tradhëtar të Lëvizjes Sindikaliste, ndërsa vetë Musaku e njerëzit e tij besojnë vetëm në krijimin e shtetit ligjor./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti