Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Ai ka lënë qelinë ditën e mërkurë me një vendim të dhënë nga Gjykata e Fierit.

Kjo gjykatë ka pranuar kërkesën e Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë dhe ka vendosur t’i ulë dënimin me 1 vit burg dhe të vendosë ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Ish-deputeti u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 6 vite burg në Janar të këtij viti.

Ai u shpall fajtor për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim i paligjshëm.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg për Frrokun edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel, por togat e zeza e pushuan këtë akuzë me argumentin se ajo nuk mund të provohej nga provat e sjella në gjykim nga Prokuroria.

Mark Frroku ndodhet në qeli prej tre vjetesh. Ai u arrestua në Prill të vitit 2015 pas publikimit të çështjen “Doshi”.

Por më pas ai u mbajt në qeli me kërkesë të Prokurorisë pas mbërritjes së një urdhër-arresti nga Belgjika për vrasjen Aleksandër Kurtit.

Disa kohë më vone Prokuroria e Tiranës i ngriti edhe disa akuza që kishin të bënin me pasurinë e tij, për të cilat edhe u dënua.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është duke i zhvilluar një tjetër proces mbi konfiskimin e disa pasurive të ish-deputetit.

Tv Klan