Mbetet në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Apeli i Gjykatës së Posaçme liroi nga qelia mjekun Edvin Prifti, i cili mbahej në masën e arrestit me burg për akuzën e korrupsionit pasiv. Megjithatë kardiologu nuk mund të ushtrojë profesionin e tij deri në përfundim të hetimeve.

Prifti akuzohet se merrte para për pacientet që operonte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga kontrolli i policisë, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë Lekë.

Ndërkohë Apeli nuk ka pranuar të japë një masë më të lehtë arresti për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhës, e cila do të vazhdojë të qëndrojë në qeli përgjatë gjykimit.

Teksa apeli jepte vendimin, jashtë ambienteve të gjykatës ndodhej vajza e mitur e Enkeleida Hoxhës dhe babai i saj. Gjyqtarja akuzohet për korrupsion në bashkëpunim, pasi akuzohet se po planifikonte të lironte një të dënuar për vrasje. Në qeli do të qëndrojnë edhe avokati Aldo Tabaku, dhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallakuçi.

Tv Klan