Lirohet nga detyra zv/ministrja e Financave



Lirohet nga detyra zv/ministrja e Financave

19:05 21/10/2020

Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministriave.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga zv/Kryeministri Erjon Braçe.

Nuk ka një motiv për lirimin nga detyra të zv/ministres së Financave dhe Ekonomisë. Kujtojmë se Belinda Ikonomi ka qenë më herët Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Ndër të tjera, Këshilli i Ministrave vendosi lirim nga detyra edhe të Prefektit të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, dhe emërimin në vend të tij të Odise Kote. /tvklan.al




Të ngjashme