Ishte nisur për pushime në vitin 2022 në Iran, por përfundoi në qeli dhe prej asaj kohej ndodhej në izolim. Olivier Grondeau, 34 vjeç, tani është i lirë dhe me familjen e tij, shkroi  presidenti Emmanuel Macron në rrjetet sociale i cili siguroi se do të vazhdojnë përpjekjet për lirimin e dy shtetasve të fundit francezë të mbajtur në burgjet në Teheran.

Ai u arrestua në  jug të Iranit në tetor 2022 dhe u dënua me pesë vjet burg për “komplot kundër Republikës Islamike”, por ai i ka mohuar akuzat.

Familja e tij e ka përshkruar 34-vjeçarin si një adhurues të poezisë persiane, i cili kishte udhëtuar në Iran me një vizë turistike si pjesë e një turneu botëror. Regjimi iranian ka arrestuar shumë turistë gjatë viteve të fundit, të akuzuar për spiunazh.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se turistët shpesh për arrestohen që më pas të bëhen negociata diplomatike dhe lirohen vetëm kur Irani merr diçka në këmbim.

Klan News