Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i dënuar për korrupsion pasiv është liruar nga Gjykata e Apelit, rreth 8 muaj përpara përfundimit të dënimit.
Shkak është bërë gjendja e rënduar shëndetësore. Me lirimin nga qelia, ish-kryebashkiaku do duhet ta kryej dënimin e mbetur në shtëpi.
Safet Gjici u dënua nga GJKKO me 4 vite e 6 muaj burg, ku si provë kryesore u përdor një video erotike e publikuar gjerësisht në rrjetet sociale, gjatë së cilës ish-zyrtari premtonte një vajze mbështetjen me fonde për zhvillimin e një projekti për rehabilitimin e qenve në Bashkinë Kukës.
Tv Klan