Kjo ishte video që do ta kthente adoleshenten Ahed Tamimi, në një simbol të rezistencës palestineze ndaj izraelitëve.

Pamjet ku ajo godet me shkelma dhe me shuplakë një ushtar palestinez përpara shtëpisë së saj në një fshat në Bregun Perëndimor, bënë xhiron e botës në media e rrjete sociale. Por sulmi ndaj ushtarëve i kushtoi 8 muaj burg adoleshentes, ndonëse kur ra në pranga ishte vetëm 16 vjeçe. Datëlindjen e 17-të, Ahed e kaloi pas hekurave.

Arrestimi i saj shkaktoi disa herë përplasje mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ajo u shpall fajtore për 12 akuza, përfshirë agresionin ndaj ushtarit, nxitjen e dhunës dhe hedhjen e gurëve ndaj forcave izraelite.

Përpara njerëzve të shumtë që e prisnin, 17-vjeçarja tha se kërkon të studiojë për drejtësi, për të mbrojtur popullin e saj dhe kauzën palestineze.

Përplasjet e Ahed Tamimit me ushtrinë izraelite janë të hershme, siç tregon kjo video ku ajo shfaqet edhe më e vogël.

Për palestinezët ajo është ndër figurat kryesore të rezistencës, ndërsa Izraelitët e konsiderojnë adoleshenten një vajzë që kërkon të bëjë famë duke krijuar telashe.

Tv Klan