Rreth dy muaj më parë pas atentateve ndaj Ambasadës Amerikane dhe asaj Islamike, diplomatët e Ambasadës Amerikane në Tiranë me pretekstin e sigurimit, bllokuan dy anët e rrugës që kalon para ndërtesës së ambasadës. Një pjesë e rrugës së Elbasanit u bë e pakalueshme për më shumë se dy muaj pasi ishte bllokuar me blloqe betoni.

Bllokimi i rrugës kryesore solli dhe një çrregullim në qarkullimin e automjeteve. Sot betonat që pengonin qarkullimin e makinave në këtë pjesë të rrugës u hoqën duke bërë të mundur kalimin lirisht pas shumë kohësh të makinave. Mesa duket zyrtarë të Ambasadës Amerikane ndihen tashmë më pak të kërcënuar nga terrori islamist, shkak që bëri dhe bllokimin e rrugës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj