Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka liruar këtë të Hënë Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” pas skandalit seksual në zyrë.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Gjici u vu në pranga më 24 Qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pas publikimit të një videoje erotike me Alma Kaçin. Në videon e plotë dëgjohej edhe një bisedë ku kjo e fundit i kërkonte atij financim për një projekt që rehabilitonte qentë e rrugës.
/tvklan.al