Gjykata Supreme në Kosovë ka vendosur të lirojë nga burgu Sami Lushtakun nga akuzat për krime lufte, i cili ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Ish-komandanti i Drenicës Sami Lushtaku ishte dënuar me 12 vite burg në vitin 2015 për vrasjen e një të burgosuri, ndërsa në nëntor 2016 Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë.

Ndërkohë, ndaj tij vendosi 7 vite burgim për krime lufte.

/tvklan.al