Lirohet Suela Musta

Lirohet Suela Musta

16:18 16/06/2019

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Suela Mustën, anëtare e AMA-s dhe Adem Boriçin, pronari i i televizionit kabllor “Brado”. Ata u arrestuan 2 ditë më parë për korrupsion. Musta dyshohet që në pozicionin e Anëtares së Bordit të AMA, ka votuar pro anulimit të dy gjobave të vëna nga inspektoret e AMA ndaj një televizioni kabllor, pronë e fisit Çapja në Elbasan. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa policia kishte shtuar masat jashtë godinës së gjykatës.

Endri Çopja, që akuzohet për rrëmbim dhe plagosjen e një personi në vitin 2013-të, i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e paraburgimit ku mbahet i izoluar për një tjetër vepër penale. Për të njëjtën, është shpallur në kërkim edhe Suel Çela.

Gjithashtu gjykata ka lënë në burg Bledar Karaj, Artan Drazhin, Shkëlqim Sulën, Izmir Hajdarin, Andrea Nathanaili dhe Ervin Tahirin. Ata akuzohen se kanë ndikuar në heqjen e një gjobe të një rrjeti të transmetimit kabllor. Këta persona dolën në përgjimet e prokurorisë ndaj anëtarëve të fisit Çapja, të cilët ishin nën hetim që prej vitit 2017.

Policia mundi të zbardhë 3 ngjarje kriminale të ndodhura ndër vite në Elbasan duke vënë në pranga Florenc Çapjen. Ai akuzohet se 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit tentoi të vriste ish-policin Fadil Mema, ndërsa do të njihet me masën e sigurisë ditën e hënë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT