Ky është momenti kur Vangjush Dako lë qelinë për të vijuar dënimin në kushte shtëpie. Para derës së institucionit të paraburgimit ai u prit nga mbështetës të tij dhe më pas me fugon policie u shoqërua drejt banesës. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndryshoi këtë të martë masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Durrësit nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Ky vendim u mor për shkak se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor të vitit 2023 për akuzën shpërdorim detyrën në dy raste. Rasti i parë bën fjalë për ndërtimin e një pallati në mes të qytetit të Durrësit në 2010, pa asnjë leje dhe dokumentacion të nevojshëm para nisjes së punimeve. Rasti i dytë që akuzohet Dako ka të bëjë me tenderin për projektin e shëtitores së quajtur Promenada që të çon në zonën e Currilave. Vlera e projektit duhej të ishte vetëm 2.2 milionë lekë por nga një përllogaritje e gabuar, u paguan rreth 20 milionë lekë

Pak javë më parë GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën. Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte seanca u shty për më 18 mars.

Klan News