KLGJ pranoi kërkesën e ILD për largimin e Markelian Kuqos

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo.

Sipas ILD, Kuqo ka shkelur rëndë figurën e gjyqtarit, pasi ka liruar nga burgu Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1997-të.

Hetimet ndaj Kuqos nisën në prill të këtij viti dhe mesditën e së martës KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e tij.

Tv Klan