Kryeministri i vendit ka publikuar listën e bizneseve të fashës së dytë që do të lejohen të hapen duke nisur nga data 27 Prill.

Edi Rama njofton se të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës.

“Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh. Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë”, shkruan Rama. /tvklan.al