“Votimi i të infektuarve? Të marrim shembull nga Kosova” 

Në pozitën e kreut të shtetit që detyra ja do të jetë mbi palët, Ilir Meta zgjedh të mos komentoi asnjë emër të bërë publik deri më tani që do të  jetë pjesë e listave të partive politike në 25 Prill. Por një thirrje e ka për të gjitha subjektet që janë në momentet e fundit të hartimit dhe renditjes së emrave te kandidatëve të tyre për deputet.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë parti. Vetëm kam një lutje: Ju lutem sa më shumë pedagoge dhe pedagogë! Sa më shumë figura të pastra! Dhe ju lutem shumë, sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë!”

Në peshore mes të drejtën kushtetuese për të ushtruar të drejtën e votës në 25 Prill dhe sigurisë e shëndetit në një kohë pandemie, Ilir Meta duket se anon nga kahu i të drejtës për të zgjedhur dhe kërkon që si shembull të merren zgjedhjet në Kosovë e Maqedoninë e veriut.

“Ne e dimë se ky është një problem, por të mos harrojmë se Kosova ka bërë zgjedhje në kushte shumë të vështira edhe të pandemisë, edhe atmosferike! Edhe Maqedonia e Veriut gjithashtu ka bërë. Të gjejmë rrugën më praktike, e cila edhe ruan shëndetin e çdo qytetari, por edhe nuk privon asnjë qytetar që të shprehë vullnetin e tij”

Ende nuk ka një vendim zyrtar për mundësitë e votimit për personat që në 25 Prill mund të jenë të karantinuar për shkak të infektimit me Covid-19 por Kryeministri ka deklaruar se të infektuarit nuk do të lejohen të votojnë duke shmangur rrezikun e infektimeve në atë ditë.

Tv Klan