Pavarësisht se më herët ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se opozita po përgatitet për një betejë pa kthim drejt qeverisë teknike.

“Po bëhen të gjitha përgatitjet për një betejë pa kthim drejt qeverisë teknike. I garantoj shqiptarët se me Edi Ramën, kurrë zgjedhje të lira nuk mund të ketë! Dhe ndaj ne po përgatitemi për të nisur një betejë të pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike. Qeveria teknike është kusht për një lloj barazie më të madhe në fushatën elektorale dhe në zgjedhje. Përndryshe zgjedhjet janë të ekzekutuara, të përfunduara pa u zhvilluar.”

Ai theksoi këtë të Enjte në “Opinion” se në listën e PD-së për deputetë do të ketë emra të rinj e të shquar./tvklan.al