PS kërkon lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së për reduktimin e listës

Partia Socialiste dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor padinë ndaj vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili lejoi 222 emra në listën kandidatëve të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, nga 153 që duheshin sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ankimi në Kolegjin Zgjedhor është bërë nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili kërkon që të lihet në fuqi vendimi i KQZ.

Më herët Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili reduktoi listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar.

Tashmë ky proces po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që ajo të finalizohet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Klan News