Kurorëzimi i Mbretit Charles III më 6 Maj do të mbledhë një mori monarkësh, personalitetesh  dhe të famshëm. Disa prej tyre kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin (Princat William e Harry) dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë situate të çuditshme. Më poshtë, gjendet lista e të ftuarve që kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e ceremonisë madhështore:

Princi dhe Princesha e Uellsit – William dhe Kate Middleton.

Princi George dhe Princesha Charlotte.

Princi Harry – Pas shumë spekulimesh dhe një përgjigjeje të vonë, pallati Buckingham njoftoi se Duka i Sussex do të marrë pjesë në kurorëzim.

Princi Andrew, Princeshat Beatrice dhe Eugenie të Jorkut. Ish-gruaja e tij Sarah Ferguson nuk do të jetë e pranishme.

Duka dhe Dukesha e Edinburgut – Princi Edward dhe bashkëshortja e tij, Sophie.

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden – Presidenti Biden nuk do të jetë i pranishëm, por ka uruar publikisht Mbretin Charles.

Rose Hanbury dhe David Cholmondeley – Markezja e cila u përfol dikur për një marrëdhënie me Princin William dhe u cilësua si “rivalja rurale’ e Kate, do të shoqërohet nga bashkëshorti. Ky i fundit është shumë i afërt me Mbretin Charles.

Joanna Lumley – Mikesha e afërt e çiftit mbretëror do të raportojë së bashku me “Sky News”.

Princi Albert II dhe Princesha Charlene e Monakos.

Princi Akishino dhe Princesha Kiko e Kurorës së Japonisë do të përfaqësojnë Perandorin Naruhito.

Princi Frederik dhe Princesha Mary e Kurorës së Danimarkës.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron – Ai është shprehur se do të marrë pjesë për të treguar “miqësinë, respektin dhe vlerësimin” e tij.

Mbreti Felipe dhe Mbretëreshë Letizia e Spanjës.

Mbreti Carl XVI Gustaf dhe vajza e tij, Princesha e Kurorës Victoria e Suedisë – Bashkëshortët e tyre respektivë vendosën të qëndrojnë në atdhe.

Duka i Madh Henri dhe Dukesha e Madhe Maria Theresa e Luksemburgut.

Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Hollandës – Princeshat Beatrix dhe Catharina-Amalia do të jenë në banketin e mbrëmjes së 5 Majit.

Māori Royals Kīngi Tūheitia dhe Makau Ariki Te Atawhai të Maorit.

Princi Hakoon dhe Princesha Mette-Marit e Kurorës së Norvegjisë.

Princi Pavlos dhe Princesha Marie-Chantal e Kurorës së Greqisë.

Kryeminstri britanik Rishi Sunak dhe bashkëshortja e tij Akshata Murthy.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. dhe Zonja e Parë e Filipineve Aranetta-Marcos.

Presidenti i Polonisë, Anderzej Duda.

Rabini Efraim dhe bashkëshortja e tij, Valerie Mirvis.

Personalitet që nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen:

Tom Parker Bowles dhe Laura Lopes – Fëmijët e Mbretëreshës Camilla nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht, por me shumë gjasë do të jenë të pranishëm për të mbështetur nënën e tyre.

Katy Perry – Këngëtarja do të performojënë koncertin pas kurorëzimit, por nuk është e qartë nëse do të jetë pjesë e ceremonisë.

Lionel Richie – Është ftuar për të performuar, por duke qenë se është i afërt me Mbretin Charles, mendohet se do të jetë i pranishëm edhe gjatë ceremonisë.

David dhe Victoria Beckham – Nuk mungojnë kurrë në asnjë event mbretëror.

Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah

Sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II – Është shok fëmijërie me Mbretin Charles ndaj gjasat më të mëdha janë që të jetë i pranishëm.

/tvklan.al