“France Futboll” publikoi emrat e finalistëve për Topin e Artë. Revista e njohur sportive gjatë bëri të ditur emrat e futbollistëve, të cilët do të pretendojnë të fitojnë çmimin e lakmuar.

Në listë janë emra të njohur si Bale, Benzema, Hazard, Grizman, Neymar, Mbappe apo portieri Allison.

Vitin e kaluar ky trofe prestigjoz iu dha Cristiano Ronaldos, i cili është i pranishëm sërish mes 30 kandidatëve për Topin e Artë, ku nuk mungon edhe Messi. Në këtë anketë votojnë 173 gazetarë europianë. Emri i fituesit do të njoftohet më 3 Dhjetor.

Tv Klan