Trajneri Gianni De Biasi ka shpallur sot në mbrëmje listën me 23 futbollistë të cilët do të jenë të pranishëm në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Pas darke trajneri dhe stafi kanë lajmëruar një mbledhje në orën 21.30, atje trajneri i ka komunikuar skuadrës emrat, që ai ka përzgjedhur për në Francë. Siç pritej, lista e trajnerit do të linte në “shtëpi” katër futbollistë, që janë: Amir Rrahmani, Milot Rrashica, Herolind Shala, Berat Gjimshiti

Trajneri i ka falenderuar ata për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve të përgatitoreve, duke theksuar se pavarësisht zgjedhjes ata janë pjesë e ekipit kombëtar.

Ja lista e futbollistëve që shkojnë në Francë:

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

3. Alban Hoxha

4. Elseid Hysaj

5. Lorik Cana

6. Arlind Ajeti

7. Mërgim Mavraj

8. Naser Aliji

9. Armir Lenjani

10. Ansi Agolli

11. Frederik Veseli

12. Andi Lila

13. MIgjen Basha

14. Ledian Memushaj

15. Burim Kukeli

16. Taulant Xhaka

17. Ergys Kaçe

18. Armir Abrashi

19. Odise Roshi

20. Bekim Bala

21. Shkëlzen Gashi

22. Sokol Cikalleshi

23. Armando Sadiku./tvklan.al