Rudina Hajdari shpjegoi kërkesën e opozitës parlamentare për listat e hapura. Në studion e “Opinion” deputetja tha se me propozimin e tyre për hapjen 100 përqind të listave, shqiptarët janë ata që vendosin listën fituese të deputetëve që shkojnë në parlament dhe që do t’i përfaqësojnë ata drejtpërdrejt.

Çfarë formule do të votoni ditën e hënë në parlament?

Ne do bëjmë çdolloj përpjekje për të mos e çuar atë votim në parlament. E para njëherë nesër kemi një seancë të Komisionit të Ligjeve ku do të shqyrtohet prap propozimi i PS, i cili është një propozim hileqar. Kështu që do të bëjmë çdolloj përpjekje për ta bojkotuar dhe për të mos e çuar përpara. Nesër nuk ka diskutim nen për nen, ndoshta do të shkojmë në mbledhje nëse ka reflektim nga PS mbi këtë propozim, atëherë do ta marrim në shqyrtim. Nëse jo, atëherë nuk është e udhës që ne të vazhdojmë me takimin apo edhe me seancën plenare, për të vazhduar për një propozim, i cili në thelb nuk ka atë kërkesë që ka opozita parlamentare dhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve për listat e hapura.

Cila është kërkesa e opozitës parlamentare?

Listat e hapura 100 %, ajo çfarë kërkohet është që partitë politike të bëjnë ofertën e tyre me kandidatët dhe qytetarët të zgjedhin ata kandidatë që të bëjnë

Pra partia jep një listë dhe qytetarët vendosin kush është i pari dhe i fundit i listës?

Absolutisht. Të vendosin listën fituese të deputetëve që të shkojnë në parlament dhe t’i përfaqësojnë drejtpërdrejt. Të shkojnë ata deputetë që brenda siglës së partisë, votojnë ata kandidatë që i besojnë më shumë dhe deputetët që janë fitues do të marrin më shumë vota nga qytetarët dhe jo të jetë prap pesha e kryetarit të partisë që të vendosë renditjen e kandidatëve dhe të vendosë edhe listën fituese të kandidatëve. Prandaj mendoj që propozimi i PS është mashtrues që i bëhet qytetarëve, sepse është gati e pamundur që një qytetar të zgjedhë në Gjirokastër, një deputet në listë që është renditur i treti. Është e pamundur të thyhet renditja e listës. Ajo listë quhet totalisht e mbyllur./tvklan.al