Lita: Hajdari dha dorëheqjen

Posta

Lita: Hajdari dha dorëheqjen

20:08 15/10/2019

Reagon deputetja: Deputetëve u është bërë presion

Deputeti Korab Lita, i cili është zgjedhur në krye të grupit parlamentar demokrat, ka deklaruar se ish-kryetarja Rudina Hajdari u dorëhoq nga ky post. Lita ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka shpjeguar ndryshimet që u bënë në grupin democrat.

“I është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezente të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh, si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjor. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit. Në garë isha unë, Halit Valteri dhe Alban Zeneli, që të dy më mbështetën mua dhe vendimi ishte unanim”.

Më herët deputetja Rudina Hajdari i mohoi këto ndryshime duke deklaruar se ajo vazhdon të jetë kryetare e grupit parlamentar demokrat. Ajo thekson se deputetëve u është ushtruar presion për të firmosur ndryshimet dhe për këtë ka prova të cilat do t’i dorëzojë në Prokurori.

Ajo shkruan në Facebook se “përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe znj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”.

Deputetja Rudina Hajdari pritet të flasë për këto ndryshime ditën e enjte në Parlament.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi