Fokus, shërbim cilësor për një shëndet më të mirë

Rrjeti i spitalit turk Liv, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri me zyrën e saj në Tiranë. Fjala “jetë” është simboli i ekzistencës së Spitalit Liv.

Teknologjia më e mirë dhe shkëmbimi i informacioneve mes bluzave të bardha të Shqipërisë edhe atyre turq është në fokus të spitalit Liv. Çdo pacient shqiptar që do të zgjedhë shërbimin e mjekësisë turke do të asistohet edhe nga mjekë shqiptare.

Spitali Liv është vlerësuar me disa çmime, mes tyre Çmimi i Artë i Stetoskopit, i cili u mbajt për herë të dytë në vitin 2013 dhe ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të informatikës shëndetësore.

Spitali Liv ka arritur një rekord botëror duke marrë JCI, Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar, e cila është certifikata më e rëndësishme ndërkombëtare e akreditimit të cilësisë në kujdesin shëndetësor.

Tv Klan