Basha: Uzurpimi i bashkive hedh në erë vendin

Posta

Basha: Uzurpimi i bashkive hedh në erë vendin

11:40 09/08/2019

“Kush e pengon nesër popullin të hyjë në kryeministri?”

Ftesën e bërë nga Presidenti Meta për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të dekretuara në 13 Tetor, kreu i opozitës Lulzim Basha e sheh si një përpjekje të kreut të shtetit për zgjidhjen e  krizës, ndonëse prerazi ripërsërit kushtin e panegociueshëm.

“Presidenti po përpiqet ta zgjidhë krizën, thelbi është i njëjtë, ne duam zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën dhe në një ditë me zgjedhjet vendore dhe parlamentare. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake”.

Kreu i shtetit i kërkoi të jetë pjesë e institucioneve duke sjellë në vëmendje përballjen e opozitës serbe me Slobodan Milosheviçin. Por Lulzim Basha shkoi edhe më tej teksa i kujtoi kundërshtarit të tij politik, por edhe Presidentit se me marrjen e pushtetit lokal me dhunë Rama po e fut vendin në një spirale të rrezikshme.

 “Kush do ta pengojë popullin nesër të futet me dhunë në kryeministri dhe në çdo ministri. Kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë vendin.”

Ndaj dhe zgjidhja për krizën thotë se duhet të vijë vetëm përmes dialogut dhe normave europiane, që sipas tij kundërshtohen nga kryeministri Rama.

 “Procesi kërkon dialog dhe ne e kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve se jemi gati të kontribuojmë dhe janë një palë që e kanë refuzuar dhe pala është Rama dhe kupola e organizatës së rilindjes. Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, se po refuzon zgjidhjen e krizës mes parimeve evropianë, jo përmes pazarit se do pazar dhe jo përmes normave demokratikë.  Pengesa është refuzimi i ramës për të pranuar krizën dhe dhënë zgjidhje.”

Vjeshta pritet të sjellin në Tiranë përfaqësues të faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës, ndërsa Lulzim Basha flet për përshkallëzim të protestave në sheshe me qytetarët.

Pjesë e aksionit politik të opozitës në Shtator do të jenë edhe disa padi penale ndaj arkitektëve të huaj.

 “Opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza.”

Kur foli për tendera e koncensione korruptive u ndal edhe tek projekti më i fundit ai për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i Parë”.

 “600 metra bulevard afro 6 milion euro. Fusha SHPK 4 milion i merr Rama dhe 4 Veliaj.”

Basha paralajmëroi se në muajin shtator PD do të ketë gati një plan kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, që parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi