Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i konkurrenteve kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga konkurrentet e tjera, teksa Enxhëll e ka konsideruar këtë takim si të tepërt.

Suela e cila ka rënë në sy për natyrën e saj thumbuese, ka deklaruar për programin “Daily Love Story” se Flavia ishte ajo që i’u ngjit më shumë Saimirit në takimin në SPA.

Më tej ajo shprehet se fakti që bukuroshja nga Fieri ishte pak e hedhur, mund të ketë qenë edhe arsyeja përse 33-vjeçari  e zgjodhi.

Ka qenë Arjana ajo që është shprehur e nevrikosur pas takimit në dhomën e masazhit mes Enxhit dhe 33-vjeçarit.

Ajo është shprehur e zhgënjyer teksa i ka bërë thirrje Saimirit se nëse do të kishte zgjedhur atë, do të ishte kënaqur më shumë se me Enxhin.

Vivien ka folur për këtë takim në grup në “Daily Love Story”, teksa është shprehur se është e zhgënjyer me njërën prej vajzave, Arjanën.

Ajo ka treguar se Arjana u mërzit dhe filloj duke bërtitur për faktin që Saimiri nuk e zgjodhi në një takim të shkurtër.

Protagonisti i këtij show, Saimiri, ka folur për “Daily Love Story” gjatë hapësirës publicitare se si u bë pjesë e kësaj romance live.

Ai falenderoi në veçanti Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, për sugjerimet dhe mbështetjen që i japin.

Gjatë hapësirës publicitare, drejtuesja e këtij show, Alketa Vejsiu, ka folur për programin “Daily Love Story” për ecurinë e spektaklit.

Ajo dha edhe një lajm tepër të rëndësishëm për spektaklin “Love Story”, teksa u shpreh se do të ketë hyrje të reja, duke qenë se javën që shkoi u hapën edhe audicionet për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj romance live.

Programi i përditshëm “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ka zbuluar disa nga prapaskenat gjatë hapësirës publicitare dhe përfundimit të show-t.

Enxhi ka theksuar se vajzat janë xheloze dhe se të gjitha do të donin ta preknin nga pak. Më tej ajo thotë se nuk e priste një reagim kaq të madh prej tyre.