Nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua me emocione dhe dhurata, teksa Saimiri dhe vajzat patën një festë  në vilën e dashurisë.

Por nuk munguan as tensionet e debatet, teksa e eliminuara për këtë javë ishte Silvana.

Replikat nisën që në takimin e tyre të shkurtër në vilë, vijuan në studio dhe më vonë edhe pas ceremonisë së trëndafilave.

Para se të niste spektakli, Silvana u shpreh për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, se kishte frikë nga eliminimi.

“Ndihem shumë e bukur, më pëlqen shumë vetja sot. Më pëlqen më shumë se javët e tjera.

Jam shumë e emocionuar dhe shumë në tension. Po ngushtohen vajzat dhe është më e vështirë të kuptosh se kush i pëlqen atij. Shpresoj mos dal sonte po frikën e kam. Nuk e di jam shumë konfuze.

Mua më pëlqejnë shumë Krishtlindjet, Viti i Ri, i adhuroj. Në Itali dal gjithmonë, por këtë vit ndodhem në Shqipëri. Jam pak e trishtuar se jam larg familjes dhe nuk jam në gjendjen time më të mirë por kam Albanën dhe do e kaloj me të”, deklaroi ajo para se të ngjitej në skenë.

Ndërkohë, pas eliminimit, Silvana theksoi edhe njëherë që ndihej mirë për largimin sepse e kishte menduar të largohej edhe vetë për shkak të disa gjërave që kishte mësuar gjatë javës.

“Ndihem shumë mirë që thashë ato që kisha brenda prej një jave. Dhe po i mendoja t’i thoja. E kisha ndjesinë e eliminimit sepse në rradhë të parë doja ta bëja vetë, por meqë e mora përgjegjësinë, e dija në fund që do ikja.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” shumica e vajzave janë shprehur se u ka ardhur keq për largimin e saj, teksa kanë theksuar se Silvana është një vajzë me karakter të fortë.

Suela: Pata një ndjesi që desh më doli zemra nga kraharori. Për mua është akoma herët. Shpresoj mos ta kem zhgënjyer në ndonjë vend Saimirin që më la të fundit. Vendimi i Saimirit është i drejtë për mua. Ai e di më mirë se kë do mbajë e kë do heqi. Silvanës i them që t’i bëhet mirë babi se e kishte të sëmurë me COVID dhe i uroj fat.

Flavia: Gjërat ndonjëherë ndodhin edhe nga xhelozia. Fakti që Silvana u shpreh në atë mënyrë nuk më pëlqeu fare. Ishte shumë e padrejtë që cilësoi emrat e vajzave. Nëse do të ishte edhe vetë aq e pastër do ta thoshte më përpara jo tani në momentin që iku. Kur nuk ka diçka konkrete nuk mund të hedhësh hipoteza kot dhe të mendosh që tjetri do të të përkrahi.

Meri: Më erdhi shumë keq sepse nuk e prisja që Silvana të ikte sot, por nuk kam çfarë të them sepse këto janë zgjedhjet e Saimirit. Mbase debatet që ata kanë pasur vazhdimisht me njëri-tjetrin e kanë zbehur pëlqimin në sytë e Saimirit. Shpesh kanë pasur konflikte dhe kundërshtime më njëri-tjetrin. Uroj që të qëndrojë e fortë, deri në fund. Fat dhe suksese sa më shumë atje në Itali ku ajo jeton.

Arjana: Mendoj se nuk kishte më ndjenja me Silvanën duke qenë se në fillim patën një ndjesi që nuk di si ta shpjegoj.

Xhesi: Më erdhi keq sepse u bëmë një familje e madhe. Unë nuk mund të flas kush është zgjedhje e duhur apo jo. Duhet parë marrëdhënia mes tyre të dyve, unë mund të flas vetëm për marrëdhënien time me Saimirin. Silvana është një vajzë shumë e fortë dhe i uroj gjithë të mirat e botës.

Generda: Nuk mund të them a ishte e duhura apo jo, atë e ka ndjerë Saimiri. Përderisa e ka bërë do të thotë që e ka dashur. Jam shumë e gëzuar që u njohëm, është një vajzë pozitive, e fortë dhe më pëlqen që i ka thënë gjërat gjithmonë ashtu siç janë.

Enxhëll: Nuk e prisja fare që do të eliminohej Silvana. Nuk mendoj se e ka penalizuar diçka, tregoi veten dhe na ka treguar edhe ne që është reale, nuk është për show. I uroj më të mirat dhe kënaqësi që u njohëm në këtë rrugëtim.

Veç të tjerash Meri tregoi se ky ka qenë një vit i vështirë pasi i’u desh të përballej me humbjen e të atit.

“Ndihem mirë. Jemi në prag festash dhe sigurisht që të gjithë gëzojnë dhe festojnë, por për mua është pak ndryshe ky vit dhe po përpiqen që të ambientohem në atmosferën që është krijuar.

Viti që po lëmë pas ishte një vit tepër i vështirë për mua pasi m’u desh që të përjetoja humbjen e babit. Gjatë vitit patëm vështirësi.

Ajo gjithashtu dha një urim edhe publikun dhe të afërmit e saj.

“Për vitin e ardhshëm uroj që të jetë një vit sa më i shëndetshëm dhe i lumtur për mua, familjarët e mi dhe të gjithë njerëzit.

Uroj të realizoj ëndrrat e mia, të nis shkollën dhe të arrij sukses në karrierën time. Dhe pse jo, të dal me sa më shumë trëndafila nga këtu. Uroj mos të kalojmë më këto dallgë që kaluam këtë vit”, theksoi Meri./tvklan.al