Nuk mungojnë as kritikat për Saimiri

“Daily Love Story”, një mini-show i cili pason gjithçka që nuk shihet dhe nuk është thënë të hënën në skenën e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur transmetimin e puntatës së tretë, në kanalin zyrtar të TV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus.

Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, ka marrë disa mendime e kritika të konkurrenteve, për vajzat e tjera të “Love Story”, teksa nuk kanë munguar edhe opinionet për protagonistin e këtij ‘reality dating show’, Saimirin.

E pyetur nëse beson që vajzat ishin të vërteta në takimet e tyre, opinionistja e “Love Story”, Jerina Lalaj, është shprehur se ajo ka parë emocione tek to.

“Unë besoj se vajzat ishin të vërteta pasi ato kanë ardhur me idenë për të jetuar një emocion dhe atë emocion e jetuan. Nëse do të jetë Saimiri ose jo, princi i tyre i kaltër, kjo mbetet për tu parë”, ka thënë ajo për prgramin “Daily Love Story, me autore Ilda Lumanin.

Ndërkohë, Jerina komentoi edhe sjelljen e Saimirit me vajzat, teksa theksoi se e bëri rolin e tij në mënyrë perfekte, pa i lënë të kuptonte se kë pëlqeu më shumë nga konkurrentet.

“Në fakt, më kaluan në mbrojtje Saimirin, por sigurisht që jam pro vajzave në të gjitha dimensionet e tyre. Saimiri mu duk një ‘pokerface’, ishte shumë i sjellshëm me të gjitha, e bëri rolin e tij në mënyrë perfekte, por nuk na la që të kuptonim asgjë më tepër nëse ndonjëra prej tyre e emocionoi më shumë”, tha ajo.

Më tej opinionistja e Love Story, tregoi pak edhe për simpatinë e saj ndaj vajzave, teksa veçoi Dritën.

“Unë i preferoj të gjitha, përpara se të ishte surpriza e produksionit, isha me dorë në zemrër për Dritën sepse mendoj se është një vajzë që nëse nuk je djalë sipërfaqësor, duhet patjetër të njohësh një vajzë si Drita”, u shpreh Jerina.

“I’u turrën Saimirit sapo u fikën dritat”, binjaket shpërthejnë ndaj vajzave: Mësoni si të silleni

Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.

Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.

Një reagim i papritur ka ardhur nga dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story”, Silvana dhe Albana, të cilat kanë kritikuar në mënyrë të ashpër konkurrentet e tjera, lidhur me sjelljet e tyre me Saimirin në prapaskenë.

Teksa ndajnë të njëjtin mendim me njëra-tjetrën, dy motrat e kanë cilësuar si të tepruar faktin që fill pas përfundimit të spektaklit, disa nga vajzat janë sulur për të puthur e përqafuar Saimirin.

“Spektakli shkoi shumë mirë, u argëtuam, pamë videoklipet tona. Në prapaskena kishte shumë skena që nuk na pëlqyen. Shumë sjellje të vajzave që nuk ishin fare të hijshme ndaj Saimirit. U hodhën shumë, sipas meje, nuk i ka hije një femre të hidhet herën e dytë që sheh një djalë, në atë mënyrë.

Dukej sikur po shihnin zotin në tokë, Është diçka reciproke, ne duhet të japim dhe ai të na japi. Ishte shumica e vajzave, nuk kam frikë ta them sepse jam shumë transparente dhe e drejtëpërdrejtë, nuk më pëlqeu fare kjo pjesë”, është shprehur njëra nga binjaket.

Më tej, ato i kanë dhënë edhe një këshillë konkurrenteve të tjera, teksa theksojnë se sjellja e tyre ishte pa dinjitet dhe e degraduar.

“Problemi ishte se sapo ikën dritat, kamerat, shpërtheu aty, as unë se prisja. Edhe ne e përshëndetëm të gjitha, i dhamë një puthje normlisht. Pastaj sa u fikën kamerat vajzat ju turrën, shumica. Kush i mbështetej këtej e kush i mbështetej andej. Sjellje që kaloi në degradim, sipas meje, dhe nuk i ka absolutisht hije dhe nuk e nxjerr mirë një femër.

Ta theksojmë që kjo ishte prapaskena, në skenë ishte çdo gjë përfekte, vajzat ishin princesha në skenë, më pqëlqyen shumë.

Unë vajzave ju jap një këshillë, nuk është qortim. Vajza mësohuni të silleni. Ashtu siç u sollët në skenë, bëhuni dhe në prapaskenë me Saimirin. Sepse ju jep dinjitet në rradhë të parë, gjërat e tjera skanë rëndësi nëse nuk keni dinjitet”, kanë përmbyllur motrat binjake të “Love Story”.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! 

“E lëshoi veten”, motrat binjake nxjerrin edhe Saimirin në ‘tabelën e turpit’

Dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story” në TV Klan, Silvana dhe Albana, përveç vajzave të tjera kanë kritikuar edhe Saimirin, teksa e cilësojnë si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ato janë shprehur të indinjuara teksa kanë parë që protagonisti 33-vjeçar e ka pranuar sjelljen e tyre.

“Unë me mentalitetin e mbyllur jemi dy pole të kundërta, por fakti që Saimiri e lëshoi veten, i jap dhe të drejtë se çdo mashkull nuk do e kishte refezuar një situatë të tillë, por të shohim. Do e vlersoja nëse ai do e evitonte sadopak.

Unë pash ekzagjerim në sjellje, nuk pash normalitet, se unë jam njeriu më i hapur në botë, kemi ardhur për dashurinë këtu dhe kush të jetë më e zonja ta gjejë, por jo në këtë mënyrë. Dashuria sipas meje nuk gjendet në këtë mënyrë dhe një mashkull inteligjent nuk i pëlqen kjo llojë sjelljeje. Ai është shumë i pashëm, unë e kuptoj por nuk është normale. Mua më vjen shumë keq që pashë skena të tilla.

Fakti që më shqetëson më shumë të sjellja e Saimirit është fakti që një djalë mund të lejojë gjëra të tilla”, është shprehur njëra nga motrat.

Më tej, Silvana ka shtuar se është zhgënjyer më parë nga eksperiencat që ka pasur dhe këtu ka ardhur me shpresën për të gjetur diçka ndryshe. Ajo thekson se meshkujt me sjellje të dobët ndaj femrave i krijojnë pasiguri.

“Mua do më krijonte pasiguri edhe për mashkullin që unë kërkoj sepse e përsëris, erdha me gjithë besimin që mund të gjeja diçka ndryshe nga ato që kam pasur, eksperiencat që kam pasur dhe jam zhgënjyër. Sepse sjellet që meshkujt janë të dobët ndaj femrës i kam parë shpeshherë dhe ndodh gjithmonë. Këtu doja të gjeja diçka ndryshe dhe shpresoj ta gjej”, u shpreh ajo.

/tvklan.al