A do e përndjekësh Saimirin nëse eleminohesh? Si përgjigjet Suela

Sot ka nisur transmetimin në kanalin zyrtar në Youtube të RTV Klan dhe në televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një mini-show ku publiku do të njihet me të pathënat, prapaskenat dhe komentet e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke thyer rekord shikueshmërie tek audienca.

Gazetarja e “DLS”, Xhesi Muça, ka thumbuar paksa vajzat para se të ngjiteshin në skenë, për të zbuluar emocionet dhe komentet e tyre për konkurrentet e tjera, si edhe për Saimirin.

Teksa është pyetur nëse mendon se do të eleminohet në natën e parë, Suela shprehet se i frikësohet pak këtij fakti, por thotë se është e sigurt që vlen dhe që nuk do të jetë ajo që do të eleminohet.

“Jam më me pak emocion, çik fare. Këtë e kam pak fare me frikë. Ma merr mendja që mund të jem, por më shumë më anon mendja nga ana tjetër, që s’jam, se e di që ja vlej për diçka. Unë jam në rregull me veten time, gjithashtu dhe gocat janë shumë të mira, jemi karaktere të ndyshme”, deklaroi bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur nëse Saimiri është djali i ëndrrave të saj, Suela ka habitur me përgjigjen teksa ka thënë se nuk është një fanse e tij.

“Është shumë i mirë por dua ta njoh më tepër dhe nëse do eleminohesha që natën e parë do më vinte inat. Nuk jam një fanse e zjarrtë e Saimirit. Do ta shoh natën e dytë si do të eci muhabeti edhe me gocat e tjera”, u shpreh konkurrentja Suela Karaj.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!

Xhesi tregon përse ajo është më e veçanta për Saimirin

Pak minuta para ngjitjes në skenë, konkurrentja Xhesara ka zbuluar se çfarë e bën atë të veçantë në këtë rrugëtim në “Love Story”.

Teksa gazetarja ka evidentuar që Xhesi është e vetmja vajzë kokëkuqe në garë, 26-vjeçarja është përgjigjur se ndihet e veçantë për këtë fakt, pasi edhe Sajmirit i pëlqejnë vajzat e veçanta.

“Kam shumë emocione, po dridhem, nuk e di a dallohem. Saimiri ka thënë në spot se nuk ka preferenca bjonde apo brune mjafton të jetë e veçante dhe ja ku jemi”, është shprehur ajo.

Më tej, e pyetur nëse mendon se do të eleminohet, Xhesi thekson ka pasur një impakt të parë pozitiv me Saimirin dhe se nuk mendon se do të eleminohet.

“Kam siklet normalisht por nuk mendoj se do jem unë ajo që do eleminohem sepse kemi pasur një impakt të parë pozitiv me Saimirin, me aq sa e kam ndjerë unë”, ka thënë bukuroshja e Love Story.

Sa i përket faktit që mund të gjykohet nga të afërmit për vendimin e saj për të përjetuar një romancë live me Saimirin, Xhesi shprehet se e ka marrë përsipër këtë përgjegjësi.

“Unë e kam marrë përsipër këtë pjesë në momentin që jam bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Shpresoj të jap më të mirën time dhe kjo më e mira ime të jetë mjaftueshëm edhe për njerëzit e mi”, ka thënë konkurrentja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!

“Mendoj se do të eleminohem”, Kejda rrëfen çfarë ka ndodhur në prapaskenë

Kejda ka qenë ajo që ka tërhequr vëmendje me përgjigjen e saj, teksa është shprehur se mendon që do të eleminohet. Ajo ka rrëfyer se ka një lloj indiference me vajzat e tjera dhe se kjo gjë mund të ketë ndikuar edhe në takimin e saj me Saimirin.

“Duke qenë se jam afër me këtë fushë nuk kam shumë emocione. Unë mendoj se mund të eleminohem pasi i jam bashkuar kastit të vajzave shumë vonë, kjo gjë ka ndikuar që unë të jem pak e stepur dhe indiferente.

Ne kemi qenë edhe në backstage, kemi patur pak komunikim. Në këtë kohë që ne kemi kaluar me njëri-tjetrin, Saimiri mund ta ketë vënë re këtë indiferencën time, që vjen nga kjo gjë që un thash pak më herët. Por nëse Saimiri do ishte nga ata djem që i pëlqejnë vajzat indiferente do më pëlqente shumë”, është shprehur bukuroshja Kejda.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! 

Vivien paralajmëron: Jam ajo që do ndryshojë mentalitetin këtu

Vivien, një nga vajzat në garë për të fituar zemrën e Saimirit, është shprehur se të rinjtë janë ata që duhet të ndryshojnë mentalitetin dhe se do të ndihej e lumtur nëse do ta bënte ajo hapin e parë.

“Jam shumë e emocionuar, por jam shumë e lumtur. Unë mendoj që ne jemi ata të rinjtë që duhet ta ndryshojmë mentalitetin. Po nuk filloi nga ne nuk do të fillojë asnjëherë, kështu që nëse jam unë ajo që do ta bëj atë nisjen e parë, jam shumë e lumtur”, tha Vivien.

Ndërkohë, e pyetur nëse mendon se do të eleminohet, bukuroshja është përgjigjur shkurt duke thënë “jo”.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!

“Uroj mos prekem kur të shoh klipin”, çfarë porosie mori Jonida nga familja

Teksa është pyetur nëse ndihet e emocionuar për rrugëtimin e saj në këtë romancë live, Jonida është shprehur se emocione nuk ka, por i druhet faktit që mund të preket nga klipi me familjen.

“S’kam emocione fare, por uroj të mos prekem për klipin tim me familjen. Ata më kanë uruar fat, të eci gjithmonë drejt dhe me kokën lart  dhe të ndjekë gjithnjë atë dritën jeshile”, tha ajo.

Ndërkohë, lidhur me faktin nëse do mërzitej në rast se eleminohet, Jonida thekson se rëndësi ka që “Love Story” do të jetë një eksperiencë e bukur dhe se ka gjetur mike të mira.

“Kjo është një garë që vetëm njëra do ta fitojë, por gjithsesi do jetë një eksperiencë e bukur dhe kam njohur mike të mira.  E kemi krijuar atë afrimitetin”, është shprehur bukuroshja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! 

“Preferoj të mbaj distancë”, çfarë thotë Silvana për konkurrentet e tjera të Love Story

Tashmë ka nisur në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një program ku publiku do të njihet me prapaskenat e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka thumbuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.

Silvana, e cila ka ardhur në Love Story bashkë me motrën e saj binjake Albanën, shprehet se me motrën nuk ndjen konkurrencë por vetëm mbështetje.

“Me motrën nuk kam konkurrencë por gjithmonë mbështetje. Saimiri do na mbajë të dyja se nuk shkon”, tha bukuroshja që jeton prej vitesh në Itali.

E pyetur për raportin me vajzat e tjera të kastit, Silvana është shprehur se preferon të mbajë distancë me to pasi ende nuk i njeh mjaftueshëm.

 “Ka vajza të bukura, por përsa i përket karakterit nuk i njoh akoma, nuk kemi krijuar shumë konfidenca. Preferoj të mbaj distancë. Nuk e di nëse ka vajza inteligjente dhe me karakter të fortë, ktë nuk e shoh akoma. Jam njeri selektiv dhe i seleksionoj njerëzit”, ka theksuar Silvana.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!

Albana tregon si do e ndajë Saimirin me motrën binjake

Ndërkohë, e pyetur se si do e ndajnë Saimirin me motrën binjake, Albana shprehet se kjo është diçka e re për to dhe do ishte e lumtur edhe nëse ai do të zgjidhte Silvanën.

“Ne jemi single të dyja, kemi shije të njëjta dhe djali është fizikisht i duhuri. Pse jo ta provojmë të dyja, kush ka fatin.

Kjo është hera e parë për ne, nuk është se ne shkojmë dhe flirtojmë me të njëjtin djalë, kshuqë do provojmë dhe ne veten dhe do shohim si do shkojë. Nëse ai zgjedh motrën time unë do jem aq e lumtur sa do të isha nëse do më kishte zgjedhur mua ose më shumë.

Ju nuk mund ta kuptoni, kush është binjak mund ta dijë, është shumë e fortë. Do ndihesha keq nëse do eleminohej motra por do vazhdoja rrugëtimin. Do luftoja deri në fund”, ka thënë Albana.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! 

/tvklan.al