Pas largimit të Flavias nga spektakli Love Story në TV Klan, Saimiri ftoi Generdën në skenë për një kërcim.

Kjo gjë nuk u prit dhe aq mirë nga konkurrentet e tjera, teksa Redona e shprehu hapur në një intrevistë për programin “Daily Love Story”, se kjo gjë nuk i pëlqeu.

Xhelozi dhe bezdi për njëra-tjetrën, çfarë thonë vajzat për kërcimin e Generdës dhe Saimirit

Xhesi gjithashtu tha se do të dëshironte të kishte qenë vetë në kërcim me Saimirin.

Generda

Më lumturoi shumë Saimiri me këtë vallëzimin sepse sikur më dha pak fuqi, se nuk jemi takuar fare këtë javë.

Çfarë i the gjatë kërcimit?

S’mund ta them! S’mund t’i tregoj të gjitha, takimet mjaftojnë.

Xhesi

Si e prite kërcimin e Generdës me Saimirin?

Doja të isha unë sepse më pëlqeu kur pata kërcimin herës tjetër. Ndihemi mirë kur kërcejmë aty me të. Unë e mendoj kështu, Saimiri në fund do zgjedhë vetëm një, nuk mund t’i bëjmë gjërat me zor.

Nëse do jem unë, do jem shumë e lumtur. Në rast se nuk do jem unë, do jetë njëra nga gocat dhe ju uroj të dyve më të mirën dhe jeta vazhdon.

Flavia flet pas largimit, tregon arsyen përse e mori këtë vendim

Flavia ishte konkurrentja e cila vendosi të tërhiqej nga spektakli Love Story në TV Klan, në momentin që po niste ceremonia e trëndafilave.

Ajo theksoi se i janë zbehur ndjenjat për Saimirin dhe se mendon që është e drejtë të largohet.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Flavia ka treguar se ndihet e paplotësuar dhe nuk është në të njëjtin stad jete si Saimiri.

Si e more këtë vendim?

Ishte një vendim që unë pak a shumë e kisha menduar dhe mendoj se është i drejti. Është e kotë që unë të mashtroj veten time në rradhë të parë. Kështu që ndjenjat nuk kontrollohet dot dhe mora këtë vendim.

“Kërkoi dy herë të merrte fjalën”, çfarë deklaruan vajzat pas largimit të Flavias

Ndërkohë, konkurrentet e tjera kanë dhënë mendimet e tyre për këtë vendim të Flavias, teksa nuk e kanë mohuar faktin që e prisnin diçka të tillë.

Generda

Si t’u duk vetë eliminimi i Flavias?

Nëse kështu e ka ndjerë, ka bërë zgjedhjen e duhur.

Tani peshorja po anon nga logjika tek bezdia.

Redona

Është zgjedhja e Flavia dhe kaq, besoj se e prisnim.

Meri

Sot e vërejta pak gjendjen e Flavia dhe e kuptova që diçka do ndodhte sepse kërkoi dy herë që të merrte fjalën. E prisja këtë gjë!

Saimiri flet për largimin e Flavias dhe kërcimin me Generdën: Më kishte munguar…

Protagonisti i Love Story, Saimir Kasemi, ka folur për largimin e Flavia nga spektakli, në nisje të ceremonisë së trëndafilave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri është shprehur se mes tij dhe Flavias ka pasur vetëm pëlqim.

Më tej ai ka komentuar edhe kërcimin që pati me Generdën në mbyllje të puntatës së 12-të.

Saimiri theksoi se i kishte munguar një takim me Generdën gjatë javës, dhe ndaj zgjodhi ta ftonte për një vallëzim.

“Flavia është vërtetë shumë vajzë lozonjare dhe shumë pozitive… kemi pasur një pëlqim, por kaq.

Takimet tona kanë qenë më shumë zbavitëse sesa emocionuese dhe mendoj që edhe ajo e ka ndjerë këtë gjë dhe e ka kuptuar./tvklan.al