Debati i natës së 7-të të spektaklit Love Story në Tv Klan, i hapur nga ish-konkurrentja Silvana, vijon të jetë aktiv edhe në këtë javë të tetë.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Flavia ka folur për këtë diskutim dhe gjithashtu edhe për postimet e Instagramit nga ana e Silvanës, e cila i konsideroi si “prova”, që Saimiri i ka ftuar vajzat në vilë.

Flavia për “provat” e Silvanës: E bëri nga zilia!

Më tej ajo ka dhënë komentin e saj edhe për takimet e javës së tetë, tërheqjen e Valentinës nga emisioni, si edhe marrëdhënien e saj me Saimirin.

Si t’u duk nata e tetë e spektaklit?

Nata e tetë ishte një natë relativisht e qetë, kishte pak emocione për mua. Nga fundi sikur ndodhën disa gjëra por kaloi mirë në përgjithësi.

Si t’u dukën takimi i Generdës, Arianës dhe Valentinës?

Takimi i Valentinës në fakt më pëlqeu shumë, kishte komunikim. Ndërsa i Generdës më pëlqeu por nuk kishte atë emocionin siç kishte ai i Valentinës. Për takimin e Arianës, më shumë mu duk një takim bosh, flisnin për palestrën, ishin përqafuar. Kaq, nuk pashë asgjë më shumë. Mu duk si diçka e çastit, e momentit, që s’mund të zgjasi shumë.

Si e komenton gjithë bujën e debatit të Silvanës pas eliminimit?

E vetmja gjë që dua të them është që Silvana tregoi veten e saj në fund të fundit, nuk i ka prishur punë asnjë njeriu. Nëse mendon se ka arritur diçka me këtë e ka shumë gabim. Tani i them vetes se si kam ndenjur apo e kam ndihmuar në disa raste.

Unë e kisha kuptuar pak a shumë lojën e saj sepse ajo rrinte gjatë gjithë kohës me motrën dhe nuk e kuptova përse i duhej një shoqe që ajo të hapej. E kishte të gjithën tek pjesa që përse e nxori Saimiri pas puthjes dhe kaq.

Silvana bëri disa pastime në Instagram duke i quajtur prova, çfarë komenti ke ti për to?

Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia.

Premtimi që Xhesi dhe Redona i kanë bërë njëra-tjetrës

Redona dhe Xhesi i janë rrëfyer njëra-tjetrës në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, ku kanë zbuluar pak më shumë rreth karakterit të tyre.

Madje Xhesi i ka premtuar Redonës që do ta çojë në Shkodër për të vizituar Kalanë e Rozafatit, teksa Redona do ta marrë Xhesin në Verona, tek Shtëpia e Zhulietës.

Xhesi: Cili është komenti më i çuditshëm që ke marrë?

Redona: Kam marrë komente që s’di të flas mirë gjuhën shqipe ose që jam e vogël për Saimirin. Kur i lexoj qesh.

Çfarë mendon për mua?

Xhesi: Kam gjithmonë një impakt të parë me njerëzit dhe zakonisht ky impakt më del edhe në fund. Ti që në fillim më ke rrezatuar sinqeritet, shumë pozitive .

Redona, ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Redona: Nuk kam tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie, as në shoqëri, biles më kanë tradhtuar. Nuk e kam pasur kurrë atë pjesën që të tallem me njerëzit, edhe pse me mua e kanë bërë. Unë mendoj që bëj mirë dhe zoti do të ta japë atë të mirën.

Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Xhesi: Mbaj mend që s’të hapa njëherë telefonin dhe u acarove aq shumë me mua. Ndoshta je pak impulsive. Atë ditë në fakt nuk po njihja numrin dhe nuk e hapja.

Do bëje kompromise me partnerin?

Redona: Kompromise po, por jo me forcë. Komunikimi për mua është shumë i rëndësishëm. Me marrëveshje.

“Dua edhe unë një dashuri të tillë”, Xhesi rrëfen historinë e gjyshërve të saj

Redona e ka pyetur Xhesin nëse ajo beson në dashurinë e vërtetë, teksa 26-vjeçarja ka pohur duke treguar edhe një histori të gjyshërve të saj.

“E kamë thënë dhe stërthënë që unë jam një romantike e përjetshme. Besoj në dashuri dhe e kam parë.

E Kam parë tek nëna dhe gjyshi. Kur nëna ime ishte 15 vjeçe, gjyshi ishte 18, u dashuruan por familjet nuk ishin dakord dhe nëna ime iku nga shtëpia dhe mori gjyshin.

I kam parë të dashuruar deri në ditën e fundit të jetës, kur ata ishin pleq.

E kam parë edhe tek prindërit e mi, i besoj, edhe dua ta gjej edhe për vete atë dashuri”, deklaroi bukuroshja nga Shkodra./tvklan.al