Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, ku e zgjedhura e Saimirit ishte Meri.

Prapaskenat e natës finale, çfarë deklaroi Generda para se të ngjitej në skenë

Ndërkohë, 33-vjeçari i shprehu fjalët më të mira edhe konkurrentes tjetër, Generdës, të cilës i tha se pavarësisht të gjithë momenteve të bukura që kanë kaluar, zemra e tij ka marrë një tjetër drejtim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka rrëfyer emocionet e finales para se të ngjitej në skenë.

Ke ndonjë mendim që të vjen në mend?

Po, është mënyra si do reagoj unë nëse nuk do jem zgjedhja, si do ndihem sepse unë jam një njeri me shumë emocione dhe nuk i shfaq kollaj, sidomos emocionet negative. E di që kur të shkoj në shtëpi do qaj.

I keni prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen me Merin

Meri ishte finalistja që arriti t’i merrte zemrën Saimirit, protagonistit të “Love Story 1”.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” pas natës finale, Saimiri ka folur për planet e tij me Merin dhe si do të vijojë njohja e tyre.

I pyetur nëse i kanë prerë biletat për Gjermani, 33-vjeçari ka theksuar se do qëndrojnë në Shqipëri edhe për disa ditë.

“Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”, u shpreh veç të tjerash Saimiri.

Autorja Ilda Lumani zbulon detaje të reja, kur pritet të nisë “Love Story 2”

Autorja e spektaklit Love Story ka folur pas finales së kësaj romance për vajzën fituese Merin, për Generdën dhe planet për edicionin e dytë.

Ilda Lumani është shprehur për programin “Daily Love Story” se fundi i “Love Story 1” pati një fund të lumtur, teksa Meri ishte vajza që fitoi jo vetëm zemrën e Saimirit por edhe zemrën e publikut.

Më tej ajo ka zbulur se “Love Story 2” do të nisë në shtator.

E prisje fitoren e Merit ?

Sigurisht! Besoj se ishte një fund shumë i bukur.

Meri dhe Generda ishin dy vajza që ose njëra ose tjetra do fitonte. Por jam e lumtur që fitoi Meri. Është një nga vajzat që unë e kam ndjekur mbërritjen e saj që në audicione, çdo etapë, takimet, se si Meri nga një vajzë e ndrojtur arriti të fitonte zemrat e publikut.

Generda flet pas eliminimit, çfarë thotë për Merin dhe Saimirin

Si e përjetove eliminimin?

Me thënë të drejtën nuk e prisja sepse kemi kaluar shumë bukur dhe siç e kam thënë edhe më parë Saimirin e kam ndjerë në të vërtetë. Me aq sa kam kuptuar unë më kishte ndjerë dhe Saimiri, por paskam kuptuar gabim. Por është çështje zemre. Shpresoj ta ketë bërë këtë zgjedhje me të vërtetë me zemër dhe shpresoj të jetë i lumtur.

Ke ndonjë pendesë?
Jo sepse çdo gjë që kam bërë e kam bërë sepse kam dashur ta bëj dhe nuk kam asnjë pishman.  

Çfarë do t’i thush Saimirit dhe Merit?

Shumë fat!

Ti çfarë do të bësh tani?

Unë do të pres biletën këtë javë, do kthehem në Gjermani tek shoqet e mia, te familja ime dhe kaq./tvklan.al