Njëra nga finalistet e Love Story, Generda Braçe, ka folur për emocionet në prag të natës së 15-të të spektaklit, ku Saimiri duhet të zgjedhë njërën nga vajzat.

Mendon se Meri është futur për famë në Love Story? Si përgjigjet Generda

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda është pyetur nëse mendon që Meri ka ardhur për famë në emision, teksa ka theksuar se nuk e beson një gjë të tillë duke njohur bukuroshen nga Elbasani.

Më parë dolën disa thashetheme se ti me Saimirin ishit të dashur dhe njiheshit edhe më përpara. Mendon se mund të të penalizojë kjo gjë në fund?

Nuk mendoj sepse Saimiri nuk ndikohet nga publiku sidomos nga këto gjëra kur e di se nuk është e vërtetë. Nuk më bën fare të mendoj.

Mendon se edhe Meri është në të njëjtat pozita me ty?

Po patjetër, sepse do s’do, do e mendosh këtë gjë. Nuk kam folur me Merin këtë javë por mendoj se edhe ajo ndihet e emocionuar.

Generda ka fituar çmimin e tretë në Itali për…

Generda si do ndihesh nëse Saimiri nuk të zgjedh ty të hënën dhe nuk do ta shohësh më?

Nuk e di çfarë të them sepse mendoj se po e mora trëndafilin e fundit do ta marr. Nuk jam fare posesive, unë të lë të lirë sepse të jap besim por po më zhgënjeve nuk ka kthim mbrapsht.

Po një cilësi tënden që Saimiri do ta dashurojë?

Jam shumë besinke.

Si e shikon Generda veten pas 5 vitesh?

Me një familje patjetër dhe me një bebe. Tre fëmijë i dua patjetër. Dua të realizohem akoma më shumë në punë, në detyrë.

Ka një episod në jetën tënde që të ka bërë kjo që je sot?

Po, ka pasur disa episode që më kanë bërë akoma më të fortë se ç’kam qenë. Unë them që çdo njeri duhet t’i thotë sepse të bëjnë të mësosh. Momenti më i lumtur për mua ka qenë kur lindi motra ime sepse kam qenë 9 vite vetëm./tvklan.al