Ish-konkurrentja e Love Story, Redona Hida, ka folur së fundmi për natën gjysmëfinale të spektaklit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është shprehur se i mban akoma kontaktet me Saimirin dhe se e ka takuar në natën e 14-të në prapaskenë.

Redona e thotë hapur: Saimiri shkon më shumë me…

E pyetur se me cilën nga vajzat përshtatet më shumë 33-vjeçari, Redona ka thënë pa nguruar emrin e Generdës.

Si t’u duk gjysmëfinalja?

Mirë, takimet ishin shumë të bukura dhe jam shumë e lumtur që Generda dhe Meri shkuan në finale dhe ju uroj shumë fat. Saimiri do të zgjedhë atë për cilën do i bëjë zemra bum-bum.

Cili është momenti më i bukur për ty në Love Story?

Momenti i parë që kam hyrë dhe gjithë takimet që kam pasur. E kam shijuar, kam bërë një rrugëtim shumë të bukur.

Si t’u duk eliminimi im Xhesit?

Xhesi doli plot dinjitet, është një vajzë që është me këmbë në tokë, i uroj gjithë të mirat sepse i meriton. Është një vajzë shumë e mirë.

Ariana tregon projektet e reja, së shpejti pjesë e një filmi

Ariana Shabani, ish-konkurrentja e spektaklit Love Story, ka folur së fundmi për natën gjysmëfinale dhe projektet e saj të reja.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo është shprehur se sipas saj, Saimiri ka më shumë ndjenja për Generdën.

Më tej ajo ka treguar se ka nisur projekte të reja në Shqipëri, ndër të cilat është pjesë e një filmi.

Si të duket prag-finalja?

Në fakt e prisja që do ishin Meri dhe Generda në finale dhe më duket shumë mirë sepse kam parë ndjenjë si nga vajzat ashtu edhe nga Saimiri. Me Merin Saimiri ka pasur më shumë takim dhe me Generdën e mori vrullshëm.

Kush mendon se ka më shumë ndjenja për Saimirin, Generda apo Meri?

Mendoj se kanë të dyja, por më shumë e shfaq Generda. Meri është një vajzë shumë e turpshme dhe jam e sigurt që ka turp t’i shfaqë. E njoh pak a shumë tipin e Merit që është e ndrojtur./tvklan.al