Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa nuk munguan surprizat, debatet dhe tensionet mes konkurrenteve.

Takimet e javës së kaluar u rikthyen sërish duke u bërë pjesë e bisedës së vajzave në skenë, teksa një nga të përmendurat ishte edhe Kejda.

Ajo ka folur më shumë për veten në një intervistë ekskluzive për  programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin.

Veç të tjerash ajo është ndalur tek fakti që e kanë cilësuar si person indiferent, por ka dhënë edhe mendimet e opinionet e saj për Saimirin dhe vajzat e tjera.

Disa nga vajzat janë më të qeta dhe disa prej tyre preferojnë të flasin pak më shumë për të dhënë mendimet e tyre.

Xhesi është një nga vajzat e cilësuara si e urtë, teksa ka pasur edhe një takim të gjatë me Saimirin.

Meri është një nga vajzat që është cilësuar si më e bukura në “Love Story” nga publiku.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, më autore Ilda Lumanin, bukuroshja nga Elbasani ka folur pak më shumë për jetën e saj, Saimirin dhe raportin që ka me vajzat e kastit.