Xhesi Peraj ishte e eliminuara e natës së 14-të të spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nuk mori trëndafil nga Saimiri.

Çfarë tha Xhesi për Merin dhe Generdën para se të eliminohej

Para se të ngjitej në skenë 26-vjeçarja ka folur për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ku ka dhënë edhe një mesazh për 33-vjeçarin.

Ajo ka thënë se konkurrentet finaliste, Meri dhe Generda , janë vajza shumë të mira dhe se me cilëndo të përfundojë Saimiri, do të jenë të dy me fat.

Si ndihesh në këtë gjysmëfinale?

 Shumë e emocionuar, por mirë.

Çfarë pritshmërish ke sonte?

Të mos eliminohem. I kam menduar të gjitha versionet, e kam menduar edhe pjesën që mund të eliminohem sepse gara tani ëshsë ngushtuar shumë dhe mundet që edhe të dal.

Ke ndonjë mesazh për Saimirin nëse eliminohesh sot?

Dy vajzat që ngelen janë të dyja vajza shumë të mira dhe me cilëndo të përfundojë, jam e sigurt që do të jenë të dy me shumë fat.

Saimiri tregon çfarë do të ndodhë në natën finale

Saimiri është shprehur se takimi më Xhesin ishte një nga takimet më të bukura dhe e ka shijuar.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë në natën finale, Saimiri është përgjigjur shkurt duke thënë se do të ketë vetëm gjëra të bukura.

Si ndihesh sot në gjysmë finale?

Shumë i emocionuar, nuk mendoja që do kisha aq emocione sot, por sa më shumë i afrohemi finales, emocionet bëjnë atë të vetën.

Si e përjetove takimin me Xhesin?

Ishte një nga takimet më të bukura dhe e kam shijuar shumë.

Generda rrëfen si komunikon me Saimirin jashtë kamerave

Meri ka thënë se Saimiri “duhet të shohë me sytë e zemrës”, ndërsa Generda është shprehur se do t’ia thotë vetë atë që ka për t’i thënë.

Më tej ajo ka treguar se komunikon me 33-vjeçarin gjatë kohës kur presin të ngjiten në skenë.

Si ndihesh sonte?

Si të ndihem unë sonte, jam shumë e emocionuar, jemi në gjysmëfinale. Nuk e di!

Ke menduar gjatë javës se çfarë mund të ndodhë?

Shumë! Çfarë s’kam menduar, pastaj thash me vete boll. Njëherë mendova se Saimiri s’do eliminojë asnjërën. Pastaj thash po sikur të dal unë dhe mendova çfarë të them kur të iki. Kam fantazuar aq shumë saqë them ku e kam gjetur gjithë këtë fantazi.

Alketa Vejsiu zbulon detajet për “Love Story 2”

Drejtuesja e Love Story, Alketa Vejsiu, së fundmi ka dhënë një lajm që e ka lënë publikun në suspancë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka folur për vijueshmërinë e spektaklit, teksa ka treguar edhe detaje se si do të realizohet “Love Story 2”.

Gjithashtu Alketa ka rrëfyer se ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër, teksa ka thënë se produksioni i ka nxjerrë përfundimet.

Si i shikon takimet e Saimirit me vajzat?

Këto të fundit kanë qenë filma romantik shumë të bukur. Unë i përjetoj emocionet si njeriu që ka sjellë idenë e këtij spektakli dhe si publik.

Sa e lumtur je me realizimin e Love Story?

Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona./tvklan.al