Tashmë ndodhemi në javët e fundit të Love Story-t dhe protagonisti i këtij spektakli ka folur së fundmi për eksperiencën e tij të deritanishme.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka rrëfyer momentet e sikletshme, komentet e ndjekësve, si edhe qëndrimet e vajzave të kastit.

“Ç’mu desh që erdha këtu”, Saimiri rrëfen momentin e sikletshëm gjatë spektaklit

Si të duket kjo eksperiencë?

Në fillim e kisha pak të vështirë sepse nuk e dija si do të shkonte por në përgjithësi ka qenë një eksperiencë e veçantë dhe nuk pendohem që e kam bërë këtë hap.

Ke pasur ndonjë moment që ke thënë “ç’mu desh që erdha këtu”?

Kanë qenë shumë momente. Ky është një reality show që është edhe live dhe s’ka skenar apo diçka dhe ndodhin gjëra papritur. Kjo është dhe gjëja e bukur në këtë program.

Bën ti skenare në mendjen tënde?

Për eliminimet, gjatë javës kur kam takimet as nuk merrem me atë punë. Por kur afron e hëna them hë shtyje se kam kohë, të shtunën, të dielën…të dielën në dark pastaj…mos! Unë kam një përgjegjësi shumë të madhe sepse nuk dua t’ju bëj vajzave iluzion të gabuar apo shpresë dhe në fund të mbesë e zhgënjyer.

Saimiri tregon numrin e lidhjeve që ka pasur para Love Story-t

Ai ka treguar në një intervistë për programin “Daily Love Story”, numrin e lidhjeve të mëparshme që ka pasur.

Sa e vështirë është të biesh në dashuri në një reality show ku jeni gjatë gjithë kohës me kamera?

Nuk mendoj se kamerat luajnë një rol të madh. Me kamera, pa kamera ajo është një gjë që ndodh. Ti mund të shkosh të blesh bukë diku, sheh dikë dhe krijohet ai shkëlqimi. Por është edhe kohë shumë e shkurtër këtu sepse po ta shohësh, nga fillimi deri këtu unë me vajzat mund të kem maksimumi 5-6 takime. Nuk e di a do jetë kjo kohë e mjaftueshme që të dashurohesh ose të lindi ajo ndjenja për një njeri.

Mund të ndodhë që ti të dalësh nga emisioni pa të dashur?

Shpresoj që jo, por jetës nuk i dihet kurrë.

Po nëse ndodh do e bësh ti Love Story 2-shin?

Jo jo! Kjo ishte një eksperiencë e bukur që do ta mbaj mend gjithë jetën, por do ta lija me kaq. Më pëlqen jeta private jo me famë, që mos dalësh dot rehat…Më erdhi një shok dhe ishin në një lokal. I thashë hajde ulemi andej nga fundi. Ç’na ke bërë tha, më përpara uleshim në mes, ku të donim. Tani mbetëm duke zënë cepat, ku të fshihemi.

Si e ke zemrën për Enxhëllin? Saimiri: Të luftojmë për dashurinë!

Videomesazhi i Enxhëll ka qenë kryefjala e kësaj jave në Love Story, teksa bukuroshja nga Gjirokastra ka kërkua të kthehet sërish në spektakël, një javë pasi u veteliminua.

Ndërkohë, Saimiri ka folur për vendimin e tij në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Si e ke zemrën në këto momente për Enxhëllin?

Unë e thashë edhe në program që atë ditë që Enxhëll iku, isha pak i zhgënjyer dhe nuk e prisja.

E prisja nga një vajzë që nuk kisha patur takim ose që nuk kisha kaluar mirë, por me një vajzë që ti ke pasur takimet më të bukura dhe tërhiqet për një arsye që nuk e pashë shumë si arsye, e pashë si dobësi sepse për dashurinë kemi ardhur të luftojmë.

Saimiri tregon vajzën që i ka pëlqyer me shikim të parë

Rrethi i vajzave është ngushtuar dhe në garën e Love Story kanë mbetur 5 të preferuarat e Saimirit.

Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ai ka përmendur edhe emrin e vajzës që ka pëlqyer me shikim të parë.

Cila nga vajzat të ka pëlqyer që në shikim të parë?

Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur.

Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete.

“Mund të duket fëmijënore por…”, shoqja e Flavias paska një këshillë për Saimirin

Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, mikja e ngushtë e Flavias ka dhënë një këshillë edhe për Saimirin.

Ajo ka theksuar se pavarësisht se Flavia mund të duket fëmijënore, është një vajzë e logjikshme.

“Unë kam gjashtë vite që e njoh Flavian. Do të duket e çuditshme por ne nuk jemi zënë kurrë as për gjënë më të vogël sepse i kemi mendimet e njëjta. Ka ca gjëra që Flavia duhet t’i marrë më seriozisht.

Në Love Story Flavia është siç është në jetën reale. Më pëlqejnë femrat që e shfaqin veten ashtu siç janë, jo për paragjykime të të tjerëve./tvklan.al