Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Kësaj here ka qenë Kejda ajo që ka evidentuar një sjellje neutrale të Saimirit me të gjitha konkurrentet.

E pyetur për 33-vjeçarin në lidhje me afrimitetet e krijuara, bukuroshja ka pohuar në një farë mënyre edhe mendimin e Vivien, e cila gjithashtu u shpreh se edhe pse e ka takuar disa herë Saimirin, sërish nuk ka mundur të zbulojë diçka nga karakteri i tij.

Suela është pyetur nëse është xheloze për faktin që Saimiri nuk e zgjodhi për një takim vetëm për vetëm, teksa ka thënë se ndoshta 33-vjeçari ka rezervuar një takim më romantik për të.

Konkurrentja Jonida është shprehur se sa i përket opinioneve në rrjetet sociale, vijon të komentohet për faktin që foli gjermanisht në natën e parë.

“Fokusohen te gjermanishtja, vazhdojnë. Nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe. E djallosa, po mirë jam”, ka thënë ajo.

Një nga konkurrentet më të përfolura ka qenë padyshim Vivien, e cila ka pasur më shumë kontakte se vajzat e tjera me  Saimirin.

E pyetur nëse ka arritur të zbulojë pak nga karakteri i Saimirit, Vivien ka habitur me përgjigjen, teksa është shprehur se pavarësisht afrimitetit me të nuk ka mundur të krijojë një mendim për 33-vjeçarin.

Ka qenë Suela ajo që ka përmendur dy emra, Stelinën dhe Julin, e cila nuk mori trëndafil nga Saimiri në natën e dytë të spektaklit.

Për Stelinën ajo është shprehur se është e hallakatur dhe diskuton gjëra të çuditshme, teksa për Julin ka thënë që është shumë e qetë.

Vivien, vajza e shumëpërfolur për puthjen e saj në natën e parë, është pyetur nëse Saimiri mund të jetë ndikuar nga publiku që e zgjodhi për takim.

Ajo ka thënë që edhe mund të jetë ndikuar por që do të dëshironte që takimi me të, të kishte qenë zgjedhje e tij.