Daily Love Story-“Saimiri prekje duarsh me…”, Enxhëll bën deklaratën e fortë pas largimit



Daily Love Story-“Saimiri prekje duarsh me…”, Enxhëll bën deklaratën e fortë pas largimit

18:18 20/01/2021

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan rezervoi emocione e të papritura, teksa Enxhëll vendosi të linte garën për zemrën e Saimirit.

Gjatë hapësirës publicitare, opinionisti Robert Aliaj ka folur në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, se si e sheh ai marrëdhënien e Saimirit me vajzat.

“Vajzat anëtare haremi”, Roberti: Bëjnë gjithçka për…

Ai ka theksuar se sipas tij, konkurrentet bëjnë gjithçka që t’i pëlqejnë Saimirit.

Unë them çfarë mendoj, ndoshta kjo godet pak. Tentoj të them gjithmonë atë që besoj dhe them se kjo është mirë edhe për publikun, sepse njerëzit duan gjëra të sinqerta.

Për vajzat do thoja që ajo që duket është një lloj sjellje, ku me dëshirë kanë zgjedhur një pozicionim sikur janë pjesë e një haremi. Nuk është zgjedhje e Saimirit kjo, ato vetë ofrohen si anëtare haremi sepse gjithçka e bëjnë që pashai të kënaqet.

“Nuk jam showgirl…”, Enxhëll tregon të vërtetën e largimit

Në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Gjirokastra ka treguar edhe arsyen se përse vendosi të tërhiqej nga emisioni.

“Se di, më erdhi natyrshëm, ndoshta presioni i familjes. Më duket sikur po bëj një jetë tjetër, kam dalë nga vetja ime.

Plus edhe takimet, pash takimin e Redonës, të njëjtat prekje duarsh, të njëjtat përqafime. Nuk kishte diçka të veçantë nga i imi përveçse filmave romantik. Unë nuk jam një showgirl. Thjesht erdha për të gjetur dashurinë por…

Me sa pamë edhe nga Saimiri nuk kishte ndonjë problem. Gjithsesi unë e falenderoj shumë Saimirin, falenderoj shumë edhe produksionin, shpresoj të kem dhënë më të mirën time”, u shpreh Enxhëll.

Doli për kafe me binjaket, habit Roberti: Nuk doja të iknin sepse…

Roberti është shprehur se nuk do të donte që Silvana dhe Albana të kishin ikur.

Më tej ai ka thënë se Saimiri mund të përfundonte me Enxhëllin, por siç dihet, ajo u veteliminua në natën e 10-të të këtij dating show.

Cila vajzë mendon se është e preferuara e publikut? Meri dhe Enxhëll?

Nuk e di, ato janë më afër modelit femëror që kanë shqiptarët, femra të urta, femra që nuk duan të japin bindjen që kanë opinion. Nuk dua që t’i gjykoj sepse ndoshta do keqkuptohen, nuk dua të futem në këtë dimension.

“Kishte presion nga babai”, çfarë deklaruan vajzat pas largimit të Enxhëllit

Askush nuk e priste largimin e Enxhëll në natën e 10-të të spektaklit Love Story në TV Klan dhe një gjë të tillë e kanë pohuar edhe konkurrentet e tjera të kësaj romance live.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Suela ka deklaruar se Enxhëll kishte presion nga i ati dhe familja.

Meri: Nuk e prisnim veteliminimin e Enxhëll, por ishte dëshira e saj. Mendoj se ajo e kishte menduar më parë këtë gjë.  Ne nuk e dinim, mbetëm aty të gjitha të habitura.

Suela: Jo ne nuk na kishte thënë asgjë fare. Presioni ishte nga babi, nga familja, nuk e përballon dot.

“Hedh rroba gjithandej”, Meri dhe Redona i nxjerrin “të palarat” njëra-tjetrës

Momenti më i sikletshëm i ju të dyjave në dhomë?

Redona: S’ka momente të sikletshme, të paktën për mua.

Meri: Ka momente të sikletshme kur na merr familja me kamera. Kur flet me familjen duhet të kesh pak privatësi se nuk dihet çfarë flet mami, motra…

Redona: Unë e kam italishten, kjo bën sikur nuk e kupton por besoj se e kupton italishten. Kur flas me mamin, flasim për gjëra pune, a ke ngrënë bukë, a je mërzitur…mami im Merin e ka si fëmijë të tretë.

Meri: Po, kjo është e vërtetë. Grindemi ndonjëherë për kondicionerin, fik e ndez…

Redona: Unë sa i hap syt kjo më hap dritaren, unë vdes! Dua ngrohtë!/tvklan.al






Të ngjashme