4 konkurrente i përgjigjen motrave binjake

U cilësua si “poker face”, Saimiri tregon cila vajzë e befasoi më shumë

Saimir Kasemi, protagonisti i spektaklit Love Story në TV Klan, reality dating show-t të parë në Shqipëri të këtij formati, ka tërhequr vëmendjen dhe kuriozitetin e publikut që në daljen e tij të parë në skenë.

Në një intevistë ekskluzive për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka treguar për emocionet e përjetuara natën e parë.

Teksa është pyetur për natën e parë, princi i “Love Story” është shprehur se tashmë ndihet më I relaksuar dhe se natën e parë nuk ia bënmte zemra të skualifikonte dy konkurrentet.

“Ndihem shumë mirë. Shyqyr më ikën edhe emocionet pak tani. Nuk ma bënte zemra të skualifikoja që natën e parë dike”, ka thënë 33-vjeçari.

Ndërkohë, ai është pyetur edhe për cilësimin e tij nga ana e opinionistes Jerina Lalaj, e cila u shpreh se ai ishte një ‘poker face’, duke mos lënë të kuptohej nëse ndonjë nga vajzat i pëlqeu më shumë se të tjerat.

“Sigurisht që emocionet kanë qenë të mëdha nga të gjitha vajzat sepse ishte nata e parë edhe të gjitha kishin surpriza të ndryshme që më befasuan, por edhe nuk dua t’ia lë publikut në dijeni që në fillim se cila vajzë është favorite ose cila jo”, ka thënë biznesmeni.

Më tej ai është pyetur se cili nga klipet ishte më befasuesi për të, teksa ka veçuar kërcimin e Arianës.

“Më pëlqeu klipi me Arianën më shumë sepse është një kërcimtare që kërcen muzikën latine, që e preferoj shumë edhe kishte dalë shumë bukur. Më pëlqeu”, deklaroi Saimiri.

E ke ndarë mendjen për dy vajzat që do eleminosh? Si përgjigjet Saimiri

Protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimir Kasemi, ka folur për emocionet, përjetimet dhe përshtypjet pas natës së parë të këtij show.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, biznesmeni 33-vjeçar ka treguar për komentet pozitive dhe kritikat e marra nga familjarët, miqtë dhe fansat në rrjete sociale.

Ai gjithashtu ka zbuluar edhe pak nga ajo çfarë duhet të presim në ditët në vijim, në rrugëtimin e kësaj romance live mes tij dhe 18 vajzave konkurrente.

Si ndihesh pas natës së parë të spektaklit?

Shumë mirë. Ndihem i relaksuar sepse nata e parë ishte me shumë emocione. Vetja nuk më ka pëlqyer në fakt sepse isha shumë i emocionuar, por ishte okay.

Kishe më shumë emocione në skenë apo kur takove vajzat?

Janë dy emocione të ndryshme. Me vajzat ishte një emocion shumë i madh se ishte nata e parë, por edhe në skenë se ishte hera e parë dhe ishte emocion shumë i veçantë.

Në natën e parë e lëshove dorën. Në vijim do t’i thyesh rregullat apo do të jesh i prerë në vendimmarrje?

Unë jam tip që i marr vendimet në mënyrë spontane le të themi. Kështu që nëse vajzat e meritojnë unë jam gati t’bëj gjithçka.

Sa vajza të kanë pëlqyer deri më tani?

Nuk do thoja një numër por le të themi që janë 4-5 vajza që më tërheqin pak më shumë.

Ke marrë shumë mesazhe, ndonjë që do të veçoje? Më pikantin që mund të ndash me ne?

Mesazhe kam marrë pafund, mesazhe komente dhe dua edhe t’i falenderoj njerëzit për mbështetjen. Edhe pse me keqardhje nuk u përgjigjem dot të gjithëve. Por ka pasur nga më të ndryshmet dhe shumë pozitive.

Ke marrë ndonjë kritikë nga fansat?

Unë kritikat i shoh si pozitive, nuk i marr për keq sepse kritikat janë që të përmirësohesh.

Po familja, çfarë të tha kur të pa?

Familja normal që i bëhet qejfi, krenohet. Por edhe ata e kishin parë që kisha shumë emocione edhe ma thanë edhe këtë gjë.

E ke ndarë mendjen për dy vajzat që do të eleminosh këtë herë?

Jo akoma. Do jetë vështirë por mendoj shyqyr që kam edhe pak kohë këto ditë për t’u menduar, për t’i njohur më mirë dhe të marr një edhe një vendim.

Klea kapet keq me binjaket: Po të kishin dinjitet, s’do vinin të dyja bashkë në Love Story

Klea Shkurti, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan, ka folur së fundmi për komentet që ka marrë pas natës së parë, teksa nuk ka anashkaluar as debatin e nxehtë të motrave binjake, të cilat sulmuan vajzat e tjera për sjelljen ndaj Saimirit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, 24-vjeçarja ka thënë se ka marrë komente negative sa i përket look-ut të saj, por më shumë kanë qenë reagime pozitive.

“Kanë qenë komente poztive shumicën e rasteve, por kam pasur edhe nga ato komentet negative, që më çojnë gjithmonë të eci përpara për të treguar se kush jam edhe çfarë di të bëj. Janë kapur më shumë tek “je më e mirë live sesa ke dalë aty”, sepse ishte tualeti i rënduar.

Unë e di, e pashë dhe veten dhe jam më mirë në një tualet të thjeshtë. Pastaj edhe për pjesën e flokëve që pse i preve flokët, i kishe më mirë flokët e gjata. Unë kështu ndihem rehat dhe kështu do qëndroj sepse është stili im dhe shumica e vajzave janë ashtu dhe unë ndihem më e veçantë me flokët që kam”, është shprehur Klea.

Ndërkohë, e pyetur për komentin e motrave binjake, ajo ka theksuar se Albana dhe Silvana duhet të mësojnë se çfarë është fjala dinjitet, teksa shprehet se nëse ato të dyja do ishin vajza me dinjitet, nuk do të vinin bashkë në spektakël për një mashkull.

“Unë nuk e dija se kush e kishte thënë dhe mendova se ishte një pyetje provokuese dhe prandaj thash që kush e ka thënë të vijë të ma thotë përballë. Më në fund u mor vesh dhe përsa i përket binjakeve që e kanë thënë këtë fjalë, unë gjithmonë eci me idenë që për të pasur një lidhje ose një njohje, mashkullin duhet ta kesh pikë së pari shok. Dhe meqë ne kishim aq emocione të shumta në ato ditë, mendova që t’i jepnin një përqafim dhe ta ngrohnim pak atë bisedën meqenëse ai është pak si tip i ftohtë në thonjza, sikur mezi përshtatet dhe për t’ia dhënë atë ngrohtësinë mendova që të flisnim pak apo ta përtqafonim.

Sa i përket fjalës dinjitet, në qoftë se do përmedej nga ato të dy motrat, unë nuk mendoj se nëse ato do ta kishin pikë së pari dinjitetin nuk do ishin në këtë program. Mendoj se mos kanë ngatërruar program”, ka thënë Klea.

Mendon se ka pasur vajza pa dinjitet në këtë spektakël?

Të gjitha vajzat kanë karaktere të ndryshme, por nuk besoj se ka pasur. Nuk quhet pa dinjitet ta kapësh për krahu apo ta përqafosh dikë.

Mendon se reagimi i binjakeve ka ardhur për shoë apo se flasin pa dorashka?

Më vjen për të qeshur në fakt që ato e thonë gjithmonë atë fjalën dinjitet, nëse ato ia dinë kuptimin fjalës dinjitet mbase duhet të futen në fjalorin shiqp shqip, ose nëse nuk e dinë atëherë nuk duhet të ishin në këtë program, sepse pot ë jesh femër me dinjitet nuk do hysh me motrën në këtë program. Nëse është xheloze për ne atëher I bie të jetë xheloze edhe për motrën e saj.

Ke ndonjë sugjerim për to?

Mos të luajnë për show, të jenë vetvetja.

E sulmuan për sjellje degraduese, Ariana jep përgjigjen injoruese për binjaket

Konkurrentja e Love Story, Ariana Shabani, ka folur së fundmi për emocionet e përjetuara pas natës së parë të spektaklit në TV Klan, teksa është ndalur edhe tek komenti i binjakeve, të cilat sulmuan një natë më parë të gjitha vajzat e kastit për sjelljen me Saimirin.

E pyetur nga gazetarja e “Daily Love Story” për komentet që ka marrë nga familja dhe miqtë, Ariana shprehet se kanë qenë vetëm pozitive dhe mbështetëse.

“Akoma kam emocione duke qenë se është hera e parë që bëj diçka të tillë, por shpresoj që dita ditës të më ikin. Vetëm surpriza, mbështetje dhe më të mirat.  Komente kanë qenë të gjitha të bukura për mua, më pëlqenin kur më uronin suksese dhe mbështetje. Kjo është gjithçka që unë dua”, ka thënë Ariana teksa ka mohuar të ketë pasur komente negative.

Sigurisht që nuk është anashkaluar as debati i binjakeve, Albanës dhe Silvanës, të cilat e cilësuan sjelljen e vajzave me Saimirin, si të pahijshme dhe të degraduar.

Ariana ka vendosur të mbajë një qëndrim paksa indiferent ndaj tyre, teksa ka theksuar se nuk ka një koment për to dhe nuk i intereson mendimi i tyre pasi në spektakël ka ardhur për Saimirin.

“E pashë intervistën e binjakeve por nuk mendoj që asnjë nga ne vajzat ka bërë një sjellje të degraduar apo të pahijshme. Fundja fare një përqafim nuk është degradim. Një puthje në faqe nuk është fare degradim për mendimin tim. Për atë kemi ardhur, me qëllimin që të fitojmë zemrën e saimirit. Nuk kam qenë vetëm unë, kemi gjenë gjitha që kemi vrapuar pas saimirit për një përqafim për një foto dhe pse jo një puthje në faqe.

Nuk kam fare një koment për binjaket sepse nuk më intereson fare pjesa e binjakeve apo kandidateve të tjera. Kam ardhur këtu për një qëllim dhe jam e vendosur, kam ardhur këtu për Saimirin”, është shprehur bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur si do ta komentonte faktin që ato janë dy motra dhe kanë ardhur këtu për një qëllim, Ariana thekson se nuk i takon asaj të japë një gjykim për këtë fakt.

“Nuk më takon mua ta kometoj këtë fakt, as t’i gjykoj as t’i paragjykoj. Nuk kam ardhur këtu për të paragjykuar sepse jemi vajza dhe e kuptoj shumë mirë se si mund të ndihen”, ka thënë ajo.

Enxhëll ndryshon “skenarin”: Kanë qenë binjaket që u turrën pas Saimirit

Enxhëll Xhengo, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan, ka folur në një intervistë për “Daily Love Story”, për emocionet dhe komentet që ka marrë pas natës së parë.

Ajo është shprehur se ka marrë vetëm mbështetje si nga familja, ashtu edhe nga miqtë, teksa thekson se nuk ka patur reagime negative.

“Me komplimentet dhe mendimet pozitive që kanë dhënë për mua ndihem shumë e vlerësuar dhe i falenderoj të gjithë, por edhe me memet më kanë bërë për të qeshur dhe i marr pozitivisht. Jam shumë tradicionale dhe konservatore.

Babi më tha diçka shumë të bukur në fakt. Vazhdo kështu më tha dhe mos bëj cirk. I thashë përse cirk? Cirk do më thënë që mos dil nga vetja jote, mos bëj gjeste që nuk do t’i pëlqenin. Më ka pëlqyer çdo gjë fiks siç jam unë. Nuk është se kam marrë shumë komente negative, I kam pranuar sepse ne i morëm parasysh të gjitha, presim edhe pozitivite edhe negativitetin”, ka thënë Enxhëll.

Ndërkohë, sa i përket komentit të motrave binjake, Albanës dhe Silvanës, Enxhëll ka thksuar se I mbështet në ato që kanë thënë, por gjuha që ato përdorën nuk ka qenë e duhura.

Bënë shumë mirë që e hapën këtë si temë sepse unë vetë kam qenë një nga vajzat që nuk jam turrur, po e përmend këtë fjalë sepse ato e kanë përmendur. Nuk jam turrur pas Saimirit sepse jam një vajzë me këmbë në tokë, shumë patriarkale dhe pres që mashkulli të bëjë diçka që mua të më bjeri në sy ai dhe jo unë atij, kur ende nuk jemi njohur.

I mbështes ato që kanë thënë, sepse kam qenë edhe unë një nga ato që kam thënë pse duhet t’i shkojmë mashkullit mbrapa, pse duhet t’i japim shumë rëndësi, kur është ai që duhet të na japi ne”, ka thënë bukuroshja nga Gjirokastra.

Ajo që ka qenë e papritur, ka qenë deklarata e Enxhëll, e cila shprehet se ka parë binjaket duke i’u “turrur” Saimirit, gjë që hedh poshtë një pjesë të argumenteve të tyre.

“Por përsëri, unë dua të them diçka, kur kemi qenë në prapaskenë, Saimiri kur ka ardhur mbrapa kanë qenë binjaket dhe një pjesë e gocave që janë sulur dhe unë dhe një nga gocat, Ariana, kemi qëndruar te shkallët dhe ka qenë Saimiri ai që ka ardhur tek ne dhe ka bërë nja dy tre minuta muhabet. Vetëm kaq.

Kështu që ato dalin në kundërshtim, duhet t’i mendonin sepse edhe ato e kanë bërë këtë gjë . Kush janë ato të thonë ato fjalë. Ato që kanë thënë qëndrojnë, i mbështes sepse mund të kisha qenë edhe unë një nga ato që ngrejnë zërin për këtë sepse jemi femra dhe duhet ta kryesojmë figurën tonë, por fjalët që kanë përdorur binjaket nuk janë të duhurat që t’i përmendi një femër. Femra kundër femrës, absolutisht jo”, ka deklaruar Enxhëll.

Debati i binjakeve, Jonida: S’jemi këtu për të bërë moral

Jonida Eshja, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan, ka folur së fundmi për komentet që ka marrë pas natës së parë, teksa nuk ka anashkaluar as debatin e nxehtë të motrave binjake, të cilat sulmuan vajzat e tjera për sjelljen ndaj Saimirit.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo është pyetur për komentet negative, teksa është shprehur se shumica kanë qenë për shkak të fjalëve në gjuhën gjermane.

“Fillimi ka qenë pak i vështirë sepse nuk e prisja që të kisha kaq reagime si pozitive si negative. Kometet negative ishin për faktin që unë fola gjermanisht. Dua ta theksoj këtë pjesë që unë nuk kam lindur në Gjermani. Kam qenë 3 muaj, kam bërë dhe kurs, por kur nuk flet një vit edhe i harron fjalët. Doja të bëja diçka interesante, pavarësisht se nuk munda ta realizoja dot nga emocionet.

Dua ta theksoj se si me Saimirin si pa Saimirin, unë të ardhmen time e shoh në Gjermani sepse më pëlqen shteti gjerman, më pëlqejnë njerëzit gjermanë dhe koha natyrisht, kohën e dashuroj”, ka thënë ajo.

Më tej, konkurrentja ka theksuar se nga familja ka marrë komente pozitive, që i’a kanë ngritur pak moralin.

“Më kanë thënë edhe që jemi krenarë, vazhdo përpara, jemi me ty dhe noramlisht që këto ma kanë ngrit pak moralin”, është shprehur ajo.

Jonida ka dhënë edhe opinionin e saj lidhur me deklaratën e motrave binjake, të cilat sulmuan vajzat për sjellje të pahijshme në prapaskenë me Saimirin.

“Kam qenë e shqetësuar për deklaratat e vajzave motra. Nuk jemi këtu për të dhënë neve moral për vajzat e tjera, jemi këtu për të treguar veten se kush jemi në rradhë të parë dhe çfarë duam. Nuk jam asapak dakord, ka disa vajza që ashtu e kanë tipin dhe ashtu duan të reklamohen te Saimiri. Ndoshta unë nuk e ndrydh dot karakterin tim për të bërë të njëjtat veprime. Unë nuk jam këtu për t’i gjykuar ato.

Unë për veten time nuk e bëj, unë dua që Saimiri të më zgjedhi sepse i pëlqen Jonida apo ka një tërheqje ndaj jonidës. Apo i pëlqen buzëqeshja apo shikimi i Jonidës”, ka theksuar ajo.

Më tej Jonida shton se dëshiron që të jetë saimiri që e merr hapin e parë për ta ftuar në takim dhe jo të jetë ajo që e fton nëpërmjet veprimeve të saj.

“Në prapaskenë e kemi përqafuar sepse nuk mund të tregohemi indiferente sepse fundja fare për këtë jemi, për ta bërë për vete Saimirin dhe nuk mund të tregohesh indiferente. Un dua që ai të më ftojë mua në një takim, jo ta bëj unë atë apo ta detyroj unë atë nëpërmjet veprimeve të mia që ai të më zgjedhi mua”, ka thënë konkurrentja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al