Dy ish-konkurrente të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Klea dhe Ariana, kanë folur së fundmi për eksperiencën e tyre në këtë romancë live.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar se çfarë do të bënin nëse do t’i ftonte Saimiri në dasëm.

Klea dhe Ariana tregojnë planet, çfarë do të bëjnë në dasmën e Saimirit

Më tej Klea ka rrëfyer edhe momentin më të sikletshëm në rrugëtimin e saj në Love Story.

Çfarë do bënit nëse do ju ftonte Saimiri në dasëm?

Klea: Nuk e mendoj fare sepse kjo dasma nuk do ndodhë.

Ariana: Do t’i bëj kurs falas nuses, do bëj dhe ëmbëlsirat. Shpresoj të jetë një nga vajzat që kam unë mikesha.

Momenti më i sikletshëm në Love Story?

Klea: Momente të sikletshme kam pafund, kur vendosën që unë të preja flokët. Jo se mori njeri gërshërët dhe mi preu, por duke qenë se unë i kisha prerë edhe dy herë të tjera vetë, mendoja se më shkonin.

“Ndihem e diskriminuar”, Drita: Më kanë ndaluar në rrugë…

Drita, ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka folur së fundmi se si ka vijuar jeta e saj pas eliminimit nga kjo romancë live.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar nëse do t’i shkojë Saimirit në dasëm në rast se ai e fton.

Më tej drita ka rrëfyer se ka patur raste që njerëzit e kanë ndaluar në rrugë duke i bërë komplimente.

Drita: Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision sepse kam ndenjur shumë e heshtur.

Mendon se të ka penalizuar kjo?

Drita: Mendoj se po, sepse më ka parë si të diferencuar. Si duket fitova zemrën e vajzave dhe të publikut por të Saimirit jo.

“Arsyet i dimë unë dhe ai”, Ariana sqaron: Në takimin tek vila…

Më tej Ariana ka komentuar edhe faktin që Suela u shpreh dy javë më parë që nuk ishin motra por thjesht shoqe.

Cilat ishin arsyet që ti u shprehe se i di vetëm ti dhe Saimiri?

Ariana: Unë e thashë edhe natën e fundit që e prisja eliminimin. Unë jam shumë e besës dhe fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë. 

Unë me Saimirin nuk kam patur afrimitet, përveç takimit të gjatë dhe atyre të vogla. Në takimin te vila unë i thashë që, nëse ka vetëm një pëlqim fizik ndaj meje, unë nuk mund të rri të pres trëndafil nga ty sepse nuk më pëlqen.

Ti çfarë tërheqje kishe ndaj Saimirit?

Ariana: Që në momentin kur kam ardhur në Love Story, çdo gjë e kam bërë me sinqeritetin tim, ashtu siç jam edhe në jetën reale. Nuk kam luajtur as me ndjenjat e mia, as me të Saimirit. Të gjitha vajzat jemi futur aty sepse na ka pëlqyer.

Ariana: Nuk e kam më ‘follow’ Saimirin në Instagram

Ariana ka treguar se tashmë ajo dhe 33-vjeçari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Mendoni që ka vajza që janë futur në Love Story për famë dhe jo për Saimirin?

Klea: Në fillim mendova për binjaket se nuk i kam pasur fort qejf, pastaj nga fundi thashë “i bëri hakun”.

Mendim për vajzat që kanë mbetur?

Klea: Ta nis nga Meri…nuk është vajzë e urtë por e qetë. Meri për mua është shumë e saktë. Xhesi më duket një vajzë që ka qenë gjithmonë e parapëlqyera e Saimirin sepse e ka marrë gjithmonë trëndafilin ose e para ose e dyta.

Nuk është në shijet e mia nëse do isha mashkull…unë i kam qejf vajzat që flasin më tepër, edhe nga fiziku të jetë më e mbushur. Flavia dhe Suela më duken i njëjti tip pak a shumë, vajza lozonjare./tvklan.al