Suela Karaj ishte konkurrentja e cila nuk mori trëndafil nga Saimiri në natën e 11-të të spektaklit Love Story në TV Klan.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Suela ka folur pas eliminimit, teksa është shprehur se nuk e priste të ikte.

“Nuk mbaron këtu, do shihemi prapë!”, deklarata që bëri Suela pas eliminimit

Më tej ajo ka falenderuar edhe ndjekësit e saj, duke thënë se nuk ka mbaruar këtu dhe se do shihen sërish.

Si ndihesh?

Shumë mirë ndihem prapë, njësoj siç isha në fillim të emisionit deri tani.

E prisje eliminimin?

Nuk e prisja, por është vendim i Saimirit kështu që është në rregull.

Do ta bësh dhe ti një videomesazh si Enxhëlli javën tjetër për t’u kthyer?

Jo! Po të dojë të vijë të më marri vetë. Unë po ika nuk kthehem më.

Deklarata e fortë e Merit: Nëse Saimiri kthen Enxhëllin, unë largohem nga Love Story!

Meri Murrizi, një nga konkurrentet e Love Story, ka folur së fundmi për eliminimin e Suelës dhe videomesazhin e Enxhëllit, që surprizoi publikun me dëshirën e saj për t’iu rikthyer garës.

Në një intervistë për progrmin “Daily love Story”, bukuroshja nga Elbasani ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa e ka shprehur hapur se nëse Saimiri pranon që Enxhëll të kthehet, ajo do të largohet nga spektakli.

“Sa i përket vendimit të Suelës këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera.

Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu.

Redona për videomesazhin e Enxhëll: Nuk jemi në azil këtu, edhe unë kam ndjenja!

Redona është shprehur se edhe ajo ka ndjenja për Saimirin, por këtu nuk është azil.

E pyetur se si do të reagonte nëse Saimiri vendos ta kthejë Enxhëllin në garë, Redona ka thënë se nuk mund të japë një mendim në moment.

Si t’u duk eliminimi i Suelës?

I papritur, tani të gjitha do ikim. Nuk e di, nuk është vetëm Enxhëlli që ka ndjenja këtu se për të folur për ndjenja edhe unë kam ndjenja.

Nuk i shpreh, por po them që këtu nuk jemi në azil, kopësht. Ose rri ose ik sepse po të jesh një vajzë e pjekur, kur e merr një vendim duhet ta mbash. Jo të ndërrosh mendje dy tre herë.

“Do fus dy pika në sy dhe do filloj të qaj dhe unë!”, Generda akuzon Enxhëllin për shtirje

Generda ka ironizuar se të gjitha mund të ikin një javë tek familja dhe më pas të fusin dy pika në sy dhe të qajnë se janë penduar.

Më tej ajo ka nënkuptuar se Enxhëll nuk e pëlqen vërtetë Saimirin, por gjërat që ndodhen “anash”.

“Largimi i Suelës është zgjedhja e Saimirit, aty nuk dua të ndërhyj fare. Për videomesazhin e Enxhëllit, më plasi e qeshura të them të drejtën sepse po largohemi të gjitha një javë, shkojmë takojmë familjen , kthehemi se shohim që jashtë s’ka gjë dhe fus nja dy pika në sy dhe filloj qaj dhe unë, them më mungoi shumë “Saimili”.

Kjo nuk është lojë tani, si gjithë vajzat kemi ardhur të respektojmë Saimirin dhe produksionin në rradhë të parë.

“Nuk kishte pse të largohej”, Saimiri flet për rikthimin e Enxhëllit

Edhe pse u tërhoq nga spektakli një javë më parë, Enxhëll u bë sërish pjesë e skenës së Love Story, teksa u shfaq në një videomesazh ku i kërkonte Saimirit të kthehej.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka folur edhe për eliminimin e Suelës.

Madje dyshja kanë shkëmbyer disa fjalë në prapaskenë.

“I thashë që sido që të jetë kemi pasur një kohë shumë të bukur dhe nuk dua që ta marri personale vendimin.

Jo se ishte më pak e preferuara ime, ajo është shumë lozonjare, mund të bësh gjithë ditën gallatë me të dhe të kalosh bukur, por mendoj që nuk është ajo femra që unë mund të kaloj një jetë”, theksoi 33-vjeçari./tvklan.al