Love Story në TV Klan këtë herë nisi mes urimeve për vitin 2021 dhe sigurisht nuk mund të mungonin as urimet për shëndet e begati në familje.

Çfarë kritikash morën vajzat e Love Story nga familjarët

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar edhe për komentet që ato kanë marrë nga familja.

Disa prej tyre janë shprehur se nuk e kanë hapur fare temën e spektaklit në tavolinë, teksa të tjera kanë pohuar se kanë marrë edhe kritika veç fjalëve të mira.

Redona: Të kisha edhe Saimirin afër atë ditë nuk do të ishte keq. Edhe pse jam me familjen mendoj edhe Saimirin, se çfarë po bën ai në këtë moment, ku është…

Generda: Flasim çdo natë për Love Story por atë natë jo.

Flavia: Po po, ishte tema kryesore, s’bëhet fjalë. Filluan pak me kritikat për mua si gjithmonë.

Ariana: Edhe në tavolin, edhe kur flisnim me njerëz të tjerë, vetëm për Love Story-n kam folur më shumë saqë u lodha.

Dolli për Saimirin në darkën e Vitit të Ri? Si përgjigjen konkurrentet e Love Story

Ato gjithashtu kanë rrëfyer se për kë kanë ngritur dolli, ku nuk mund të mungonte edhe emri i Saimirit, portagonistit të këtij spektakli.

Redona: Të shkojë sa më mirë ky vit dhe mos të më marri asnjeri. T’ia kaloj sa më mirë dhe të jem mirë me shëndet. Të parën e bëra për të gjithë familjen time, pastaj edhe për njerëz të tjerë.

Generda: Ia kalova shumë mirë, me familjen, me dy gjyshet e mia, ato ngritën dolli për mamin dhe babin.

Xhesi: Isha në Shkodër me mamin dhe babin dhe ia kalova shumë mirë. Për shëndetin e të gjithë neve dhe një vit sa më të mbarë. Në mendje e ngrita edhe për Saimirin, më vinte turp në sy të babit.

Flavia: Si çdo vit me familjen time, por aq ishte. Ngrita shumë dolli për Saimirin. Bëj shaka! Ngrita për shëndetin, për veten time, për njerëzit e dashur.

Arjana: Me familjen dhe me shoqërinë. Saimiri ishte i pari farë këtë vit.

Suela: Dollitë në familjen time vetëm ngrihen. Kur bënim gëzuar për ndonjë gjë tjetër, unë me mendjen time bëja për Saimirin.

Valentina: Bëmë gëzuar për të gjithë familjen që të na shkojë ky vit sa më mirë dhe të jemi mirë me shëndet.

“Nuk e prisja nga Suela”, Arjana flet pas takimit intim me Saimirin

Takime romantike dhe shumë emocione shoqëruan natën e 8-të të spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nuk mund të mungonin edhe “xhelozitë” mes vajzave.

Ariana ishte një nga konkurrentet që pati një takim të gjatë privat me Saimirin në ambientet e një palestre, ku transmetuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga shoqja e saj, Suela, e cila u shpreh se dyshja komunikuan shumë pak, ndërkohë që në takim mbizotëronin prekjet.

Të tre takimet ishin të bukura. Takimi me Generdën më pëlqeu. Takimi me Arjanën më shumë takim intim, shumë pak folën dhe kishte më shumë prekje e përqafime. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha ajo në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas spektaklit.

Nuk ka munguar as komenti i Arianës, e cila u shpreh se nuk e priste reagimin e Suelës.

“Zakonisht flas shumë por atë ditë sikur ma hëngri macja gjuhën. Duke qenë se unë po bëj dy muaj këtu dhe shihem shpesh me Saimirin, kemi kontakte edhe kur jemi në xhirime.

Siç e tha edhe Suela, ne jemi mikesha, shoqe. Nuk është se jemi shoqe të ngushta apo motra. Në fakt nuk e prita reagimin e Suelës. Suela ka dalë me Saimirin dy herë dhe nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, po edhe mirë nuk i erdhi sepse e pashë në shprehjen e fytyrës”, theksoi Ariana.

Vajzat rrëfejnë dëshirat që shprehën në momentin e ndërrimit të viteve

Disa prej tyre kanë preferuar të mos i ndajnë dëshirat e tyre me publikun, teksa nuk e kanë mohuar që ato kanë pasur të bëjnë edhe me Saimirin.

Redona: Në natën e Vitit të Ri e shijuam familjarisht, nuk e hapëm muhabetin e Love Story-t.

Generda: Shpresova të humbisja këpucën se thash mos ma gjen ndonjëri me emër me S. Ndoshta më bie sot nga shkallët dhe vjen Saimiri ma jep.

Xhesi: Në ato momente po shikoja mamin me babin dhe i kam lakmuar gjithmonë për tipin e marrëdhënies që kanë dhe do të doja që deri vitin tjetër të kem edhe vetë diçka stabël siç e kanë ata. Për Saimirin jam këtu.

Ariana: Për këtë vit dëshira e parë është që të gjej dashurinë e zemrës time, pastaj të tjerat dua t’i mbaj për vete.

Meri: Kisha një dëshirë por dëshirat nuk tregohen. Ka lidhje me çdo gjë që do të doja unë të kisha në jetë, Saimirin, familjen, shoqëria, puna.

Suela: Dëshirat nuk tregohen se nuk realizohen.

Valentina: Po por zakonisht dëshirat nuk thuhen sepse pastaj nuk realizohen.

Enxhëll: Kam shprehur, do zoti ky vit na gjen sa më mirë me shëndet, të lumtur dhe të jemi së bashku. Për Saimirin normalisht, por nuk dua ta ndaj./tvklan.al