Suela, Flavia dhe Redona, kanë rrëfyer së fundmi se si do të donin t’i arredonin shtëpitë e tyre të ardhshme.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Redona ka treguar se blen shpesh gjëra për shtëpinë dhe se i pëlqejnë ngjyrat e tokës.

Më tej ajo ka veçuar edhe vendin që i pëlqen të rrijë më shumë në shtëpi.

“Dua hapësirë”, Redona: Vendi i preferuar në shtëpi është…

Si të pëlqen ta kesh shtëpinë, të vogël apo të madhe?

E dua të madhe sepse dua hapësirë në mënyrë që të ndihem mirë.

Si do ta arredoje shtëpinë?

Ngjyrat që do të zgjidhja për shtëpinë janë ngjyra të ngrohta, ngjyra toke.

Suela: Dua të kem katër fëmijë!

Suela ka deklaruar se dëshiron të ketë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Më tej ajo ka treguar se si do ta arredonte dhomën e tyre.

Të pëlqen të kesh një shtëpi të madhe apo të vogël?

Të madhe, ku më nxë mua e vogla.  Më duhet një dhomë shumë e madhe.

Si do ta arredoje shtëpinë tënde?

Më pëlqen edhe moderne, edhe ‘royal’, dhe nuk e veçoj dot. Unë jam shumë e fiksuar pas këtyre gjërave.

Në shtëpinë ku jeton ke ndërhyrë tek arredimi?

Flavia tregon si do ta arredonte shtëpinë me partnerin

Flavia ka treguar për kohën që kalon në shtëpi dhe se cila pjesë i pëlqen më shumë.

Të pëlqen të rrish më shumë në shtëpi apo të dalësh?

Faktikisht më pëlqen shumë të rri në shtëpi, pjesën më të madhe të kohës. Nuk jam tip që dal shumë.

Cila pjesë e shtëpisë të pëlqen më shumë?

Pjesa që më pëlqen më shumë është pjesa e sallonit dhe në çdo shtëpi që futem kjo është gjëja e parë që më bie në sy, dua të jetë shumë relaksuese dhe komode. Edhe dhoma e gjumit më pëlqen por nuk kaloj shumë kohë aty.

Ke ndikuar ti në arredimin e shtëpisë së prindërve?

Kam ndikuar tek pjesa e ngjyrës dhe tek kuzhina. Më pëlqen shumë ngjyra e bardhë dhe gri në shtëpi dhe kjo është vendosur edhe në shtëpinë tonë./tvklan.al